Drejtuesi i Departamentit të Sigurisë në Lëvizjen e Rithemelimit, Avenir Peka, ka komentuar në Syri.Tv marrëveshjen e emigrantëve të Edi Ramës me Giorgia Melonin,
Gjatë intervistës Peka është shprehur se Rama po e nënshkruan marrëveshjen me Melonin që në këmbim ajo të shpallë non-grata Berishën.
“Rama ka disa herë që thotë se janë 3 mijë veta, por nuk janë 3 mijë, por do të jenë 180 mijë persona pasi plani është 5 vjeçar dhe çdo muaj do të vijnë 3 mijë veta.
Ajo që thotë Rama, që në mënyrë indirekte flet për ksenofobizëm, racizëm është pikërisht një produkt që vjen nga kjo marrëveshje dhe ndodh në të gjithë vendet e zhvilluar ku ka fenomene të emigracionit të pakontrolluar. Kjo marrëveshje nuk duhet të realizohet pasi do të lindi një ndjenjë ksenofobizmi që nuk ka ekzistuar.
Kam ndjekur argumentat e Ramës dhe aty ka vetëm argumenta morale, por nuk qëndron pasi ne nuk po ndihmojmë popullin italian, por po vijnë njerëz nga vende të tjera.
Meloni bëri fushatë dhe erdhi në pushtet me moton e pengesës së emigrantëve të paligjshëm dhe kjo marrëveshje i vjen në ndihmë Melonit në fushatën elektorale të saj për Parlamentin Europian ku reagimi i partive të majta në Itali se ai po ndihmon kundërshtarët e saj, do të kërkonin dhe përjashtimin e PS nga grupi i tyre.
Rama u vetë ofrua për të strehuar afganët dhe në këmbim mori nongradën e Berishës, iu vetë ofrua Britanisë për emigrantët në këmbim të nongradës së Berishës. Kjo marrëveshje që vjen tani mes Ramës dhe Melonit është në vijim të kërkesës së Ramës që Berisha të shpallet non-grata dhe në Itali por e ka refuzuar shteti italian, pra ky është pazari kryesor i Ramës me Melonin“- tha Peka.