BallinaSport“Kemi derdhur djersë e mund për të arritur deri këtu”, Berisha: Jemi...

“Kemi derdhur djersë e mund për të arritur deri këtu”, Berisha: Jemi entuziastë, bëjmë lojën tonë kundër Moldavisë

Portieri i Kombëtares kuqezi, Etrit Berisha ka dalë në konferencë për shtyp në prag të duelit me Moldavinë.

“Ne sigurisht tani kemi një moment delikat, jemi të fokusuar për këtë ndeshje. Forma ime ka qenë një ndër arsyet pse shkova tek Empoli se doja të isha i gatshëm dhe kjo është duke ndodhur fatmirësisht, dhe për gjëra të tjera duhet tja lemë trajnerit.

Jam fokusuar në këtë ndeshje, jemi entuziastë dhe s’duhet ta humbasim se është e vështirë për tu krijuar duhet të shkojmë me gjithë respektin, por duhet të bëjmë lojën tonë. Është një sfidë e re, çdo lojë ka vështirësi dhe situatë të ndryshme, ne e dimë kualitetin e tytre dhe tonat, duhet të hyjmë sa më shumë të motivuar dhe të kryejmë punë sa më parë të jetë e mundur. Nuk ka eufori, por entuziasëm dhe këtë duhet ta mbajmë se është e vështirë po ta humbim, kemi derdhur djersë e mund për të arritur deri këtu.

Duhet të menaxhojmë sa më mirë situatën dhe nëse kemi mundësi të kualifikohemi duhet të bëjmë edhe më mirë se sa kemi bërë herë tjetër. Tani nuk jam në pozitën e Moldavisë por mundohem ta kuptoj dhe të kenë një lojë dhe skuadër siç jemi ne dhe është mjaft e vështirë. I kemi vënë në vështirësi kundërshtarët dhe do mundohemi ta bëjmë, në letër është disi më e lehtë për ne, por ata do të futen për fitore dhe nuk kanë asgjë për të humbur”, përfundoi Berisha./ PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular