BallinaKryesoreKryebashkiaku i "Berishës" letër Ramës: I gatshëm të jap kontributin pozitiv për...

Kryebashkiaku i “Berishës” letër Ramës: I gatshëm të jap kontributin pozitiv për emigrantët që do të vijnë në Shqipëri

spot_img
spot_img

Kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Hil Curri i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama ku shpreh dëshirën që të presë në këtë qytet refugjatët që pritet të mbërrijnë në vendin tonë pas marrëveshjes të nënshkruar me Italinë.

Curri, i cili doli nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” shprehet i gatshëm për të “kontribuar në një përgjigje humanitare ndaj situatës aktuale që përfshin emigrantët që kanë gjetur strehim në Evropë”.

“Dua te shpreh gatishmërinë time dhe deshiren per te strehuar disa prej ketyre
emigrantève ne territorin tonë. Fushe-Arrëzi eshtê nje komunitet qe mahnit me nje territor te bukur, qe na mundèson te ofrojmë strehim de mbështetje te pershtatshme per keta individë.

Bashkia jone ka një histori te gjate të mirëpritjes se vizitorëve me duar te hapura. Unë ndiej një krenari te veçante për natyrën e ngrohte dhe mikpritëse te popullit tone, e cila ka qene një karakteristike e kulturës shqiptare për breza të tëre. Është një pjese e identitetit tone qe unë konsideroj te shtrenjte dhe do te isha i nderuar te zgjeroj kete tradite per emigrantet ne nevoje. Unë jam i gatshëm te punoj ngushte me autoritetet përkatëse per te siguruar mirëqenien dhe integrimin e emigrantëve te vendosur nën kujdesin tone”, thuhet nder te tjera ne letren.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular