BallinaAktualitetPropozimi i papritur në Komision: Periudha e ciklit te gratë të paguhet...

Propozimi i papritur në Komision: Periudha e ciklit te gratë të paguhet si raport nga buxheti, të hiqet TVSH për paketën higjeno-sanitare të tyre

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka bërë një propozim të papritur sot në Komisionin e Ekonomisë, teksa po zhvillohej një seancë dëgjimore për shqyrtimin e investimeve të parashikuara dhe buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2024.

Teksa mori fjalën, Braçe i kërkoi përfaqësuesve të ministrisë së Shëndetësisë që të parashikojnë në buxhet, raport të paguar për gratë një herë në muaj sa herë ato kanë ciklet menstruale.

“A ka mundësi që grave dhe vajzave tu njihet periudha e ciklit si periudhë sëmundjeje dhe e paguar si raport nga buxheti i shtetit sepse realisht po e konsiderojnë sëmundje lart e poshtë. është mirë që një iniciativë të tillë që nuk kushton shumë, por që duhet kalkuluar, të përfshihet në iniciativat e ministrisë suaj”, tha Braçe.

Por deputeti socialist nuk u ndal këtu.

 

 

“A ka mundësi që paketën higjeno sanitare të grave dhe vajzave për ciklin ta përjashtojmë nga TVSH se nuk i shton asgjë buxhetit të shtetit. Nuk po kërkoj atë që po ndodh në Europë që ta paguajë qeveria njëherë në muaj, por minimumi kërkoj që të përjashtohet nga TVSH”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular