BallinaSportVIDEO/ Dikur shok skuadre, sulmuesi i Ligue 1 i dedikon golin Dwamena-s

VIDEO/ Dikur shok skuadre, sulmuesi i Ligue 1 i dedikon golin Dwamena-s

E gjithë bota e futbollit është në zi, pas ndarjes nga jeta të sulmuesit të Egnatias, Raphael Dwamena. Dwamena humbi jetën gjatë ndeshjes me Partizanin, teksa u rrëzua papritur në tokë dhe pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, lojtari nuk mbijetoi dot. Futbollisti, i cili firmosi në Shqipëri para disa muajsh, kishte patur edhe më parë probleme shëndetësore, por kishte vendosur të mos hiqte dorë nga futbolli.

Sulmuesi nga Nigeria, Moses Simon i dedikoi dje golin Dwamenas. Goli i tij ishte i vetmi i Nantes në humbjen 3-1 ndaj Metz, në Ligue 1. “U prehsh në paqe, Raph” – shkruhej në fanellën e Simon. Kujtojmë që Simon ishte shok skuadre me Dwamena-n në vitin 2018 te skuadra e Levantes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular