BallinaSportVIDEO/ Lot, përqafime dhe emocione pa fund për sulmuesin e Liverpulit. Ja...

VIDEO/ Lot, përqafime dhe emocione pa fund për sulmuesin e Liverpulit. Ja takimi i parë me të atin pas rrëmbimit në Kolumbi

spot_img
spot_img

Lot, përqafime dhe emocione pa fund për Luis Diazin dhe familjen e tij. Futbollisti i Liverpulit, Luis Diaz u ribashkua të martën me babanë e tij, i cili u rrëmbye në Kolumbinë veriore nga një grup gueril në fund të tetorit dhe u lirua javën e kaluar. Fotografitë dhe video e postuara nga Federata e Futbollit e Kolumbisë në faqet e saj zyrtare në rrjetet sociale, tregojnë përjetimin e çlirimit dhe ribashkimit të sulmuesit dhe fëmijëve të tij me babanë që ishte rrëmbyer, Luis Manuel Diaz Himenez.

Me mesazhin “Mirë se erdhe në shtëpi Luchooo”, federata njoftoi ardhjen e babait të Diaz në Barrankuilla, ku kombëtarja kolumbiane do të luajë kundër Brazilit të enjten.  “Shtëpia është aty ku është zemra. Me Luis Diaz dhe pritjen e familjes së tij, shtohet më shumë përqendrimi i mbërritjes” shkruan federata në postimin e saj në “Facebook”.

Persona të armatosur rrëmbyen prindërit e Diazit nga një pikë karburanti në qytetin e vogël Barrankas më 28 tetor. Nëna e tij, Cilenis Marulanda, u shpëtua brenda pak orësh nga policia që vendosi postblloqe rreth qytetit me 40 mijë banorë, i cili është afër kufirit të Kolumbisë me Venezuelën.

Pas rrëmbimit, forcat speciale u vendosën për të kërkuar për babanë e Diazit në një varg malesh që kalon Kolumbinë dhe Venezuelën. Policia ofroi gjithashtu një shpërblim prej 48 mijë dollarësh për informacionin që e çonte tek ai.

Fillimisht ishte e paqartë se kush e kreu rrëmbimin, mirëpo më pas Qeveria e Kolumbisë njoftoi se kishte informacione se një njësi e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ose ELN, ishte përgjegjëse për rrëmbimin.

Të enjten e kaluar, pas disa ditësh negociatash intensive, grupi gueril ia dorëzoi Diazin punonjësve humanitarë në një zonë kufitare malore. Disa persona janë arrestuar nga autoritetet kolumbiane për këtë rrëmbim që bëri bujë në mbarë botën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular