BallinaEkonomiV+O  Communication Albania njofton  partneritetin më  të ri me kompaninë  e njohur ajrore

V+O  Communication Albania njofton  partneritetin më  të ri me kompaninë  e njohur ajrore

spot_img

Wizz AirV+O  Communication Albania  ka  njoftuar bashkëpunimin   e  saj  të  ri me   Wizz Air,  një  ndër kompanitë më të njohura ajrore low-cost në Evropë. Ky partneritet paraqet një ngjarje kyçe në historinë e agjencisë si dhe pasqyron përkushtimin e saj në ofrimin e shërbimeve të një niveli të lartë profesional në sektorin e marrëdhënieve me publikun.Wizz Air, një kompani shumë e njohur në Evropë, jo vetëm për kostot e ulëta të udhëtimeve, por edhe   për   gamën   e   gjerë   të   destinacioneve   të   ofruara   për   klientët   e   saj,   ka   zgjedhur   V+O Communication Albania si një partner të besuar në tregun shqiptar për sa i përket krijimit të strategjive   të   komunikimit   apo   zgjidhjeve   efektive   të   marrëdhënieve   me   publikun,   të personalizuara sipas nevojave të klientëve. Në   bashkëpunim   të   ngushtë   me   Wizz   Air,   agjencia   do   të   krijojë   dhe   zbatojë   strategjji gjithëpërfshirëse   të   mardhënieve   me   publikun   dhe   median   si   dhe   do   të   iniciojë   fushata marketingu me qëllim angazhimin e qytetarëve, në përputhje me objektivat e linjës ajrore.Si një  pjesë e  këtij  partneriteti  strategjik, V+O Communication  Albania  do  të mbështesë në mënyrë të vazhdueshme operacionet e Wizz Air si dhe do të forcojë praninë e saj në vend duke shfrytëzuar ekspertizën dhe njohuritë e thella në tregun shqiptar.V+O Communication Albania shpreh vendosmërinë e saj të plotë në nisjen e këtij partneriteti me Wizz Air dhe është e gatshme për të kontribuar në suksesin e vazhdueshëm ne Shqipëri të një ndër linjave më të famshme ajrore në  Evropë.  Ky  bashkëpunim  jo  vetëm  do  të  përmirësojë pozicionet e të dy kompanive në tregun shqiptar, por gjithashtu tregon një dëshmi të potencialit të rritur në tregun shqiptar të hotelerisë dhe turizmit. Wizz Air operon me një flotë prej 189 avionësh Airbus A320 dhe A321. Shërbimi profesionist i kompanisë sidhe tartifat e ulëta të fluturimeve e kanë bërë Wizz Air zgjedhjen e preferuar të 57,6 milionë pasagjerësh nga tetori 2022 deri në shtator 2023. Wizz Air aktualisht punëson mbi 300 anëtarë të  ekuipazhit në  Tiranë,  ndërsa  ka kontribuar në  afro 7000  vende pune indirekte  në industri në Shqipëri gjatë 5 viteve të fundit.V+O Communication është një agjenci udhëheqëse në fushën e strategjisë së komunikimit në Evropën juglindore, me një ekip prej 200 konsulentësh në Athinë, Beograd, Bukuresht, Sofje,

Tiranë dhe Nikosia. Ekipi i larmishëm ndërkombëtar është i trajnuar sipas metodave më të fundit dhe vijnë nga profesione të ndryshme. V+O Communication ofron një gamë të gjerë shërbimesh për të plotësuar të gjitha nevoja aktuale të klientëve. Kompania ka fituar 3 çmime Evropiane të Ekselencës   si   dhe   40   çmime   të   tjera   botërore   dhe   globale   në   fushën   e   marrëdhënieve   me publikun.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular