BallinaKultureÇel dyert panairi i 26-të i librit në Tiranë

Çel dyert panairi i 26-të i librit në Tiranë

spot_img
spot_img

Sot hap dyert Pallati i Kongrese në Tiranë për panairin e 26-të të librit.
Panairi i Tiranës, i vetmi që mbledh të gjitha ngjarjet më interesante të librit, gjatë një viti do të ketë ekspozime, prezantime, takime me autorë, shkrimtarë të huaj të ftuar, libra të rinj, çmime, konferenca, Sofaja e librit dhe më shumë.

Panairi do të zgjasë deri më 19 nëntor, ndërsa në ditën e dytë të panairit, në datë 16 nëntor, në orën 17.00 Shoqata e Botuesve organizon një seminar rreth problemeve të përkthimit të letërsisë për fëmijë dhe adoleshentë në shqip.

Disa nga të ftuarit e huaj, që do të jenë pjesëmarrës në aktivitete të ndryshme, në Panairin e 26 të Librit janë futbollisti francez Lilian Thuram, përkthyesja e shquar italiane Ilide Carmignani, shkrimtari italian Alessio Puleo, shkrimtarja italiane Viola Ardone, përkthyesja italiane Ilide Carmignani.

Panairi i parë i librit në Tiranë ishte panairi “Tirana 1998”, i organizuar në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë nga 16 deri 20 dhjetor 1998. Prej këtij viti ky organizim është mbajtur rregullisht.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular