Një gazetar nga Mali i Zi foli pas fjalës së mbajtur nga kryeministri, Edi Rama në Forumin e Medias për Europën Juglindore ku kërkoi të bëjë disa komente, duke thënë se ndoshta edukon Ramën. Gazetari tha se fakti që Rama i përshkuan gazetarët si bastard apo të pasurit e mediave të tilla është e tmerrshme. Sipas gazetarit ato po i japin jetën e tyre këtij profesioni dhe se, media po luan një rol të madh.
“Unë jam nga Mali i Zi. Do të bëj një koment dhe ndoshta të edukoj pasi zoti kryeministër bëri një thirrje për edukim. Ajo që tha zoti kryeministër mu duk një tmerr i vërtetë. Historia e të përcaktuarit të gazetarëve si bastard apo të pasurit të mediave të tilla. Ka 25 vjet punë në këtë fush. Tani media jonë po luan një rol të madh, është një media e besueshme për të kontrolluar politikanë. Ju përmendët dhe anëtarë të familjes tuaj. Nëse djali juaj është milioner 25 vjeç ose nëse keni një motër që është avokate dhe është milionere është sepse ata janë gjeni apo sepse janë motra vëllezër apo binj. Dhe një këshillë tjetër apo pyetje. Nëse sitata në Shqipëri është kështu, kemi dhe Serbinë, Vuçiç, miku juaj thotë që është këshu. Mirë. Këto 10 a 15 vite që jeni në krye të shtetit, jeni kështu cila është përgjegjësia juaj. Vetërregullimi nuk është mjet për t’ju mbrojtur ju por janë gjykatat e institucione të tjera. Në Kroaci askush nuk ankohet për mediat. Historia juaj 24 minutëshe për mediat. Nëse sakrifikojmë të gjithë jetën tonë për këtë nuk mund të thuash që të gjithë jemi bastardë.”, tha gazetari nga Mali i Zi.
Rama u përgjigj duke thënë se nuk ka fyer askënd. Sipas kryeministrit nëse do t’i kthehej edhe njëherë regjistrimit, do të kuptonte që fjalimi i tij nuk ishte ai që gazetari kishte kuptuar.
“Unë do bëj një koment dhe ndoshta të edukoj. Para këtij eventi, nga shumë autokratë dhe urryes të lirisë së fjalës dhe medias së lirë, mendova se është njëri që nuk është dhe mendova që është artist. Nuk mendova që zoti Rama është njëri nga ata si Erdogan, Gruveski, Gjukanoviç Mitsotaqis apo Orban e Vuçiç. Nuk e di situatën në Shqipëri me median, por me atë çka tha zoti kryeministër në fillim, mendova se është një tmerr i vërtetë.
Atë që thotë dhe lordi i Malit të Zi, Gjukanoviç, duke i cilësuar gazetarët si bastardë, ose pa asnjë media profesionale. Kam 25 vite që e dëgjoj dhe madje kur doli Trump mendova se e kam gabim dhe unë jam gënjeshtar, një bastard që pretendoj dhe dënoj persona si Gjukanoviç. Por kur Trump doli dhe tha… thash faleminderit zoti Rama, sepse tani e di që media jonë po luan një rol serioz dhe është e besueshme. Për të kritikuar çdo lloje qeverie kur ata abuzojnë me pushtetin dhe janë të korruptuara. Ju thatë se janë përmendur dhe anëtarë të familjes suaj, por në Malin e Zi kemi një rast, ku vëllai i presidentit është më i pasuri në vend pa patur një ditë pune. Apo kur djali juaj është milioner që 25 vjeç. Ose nëse keni një motër avokate dhe është milionere, është sepse ata janë gjeni apo sepse janë familjarë?!
Edhe një këshillë apo pyetje. Nëse situata është siç thatë ju., unë nuk e besoj se është e ngjashme… se si Vuçiç, miku juaj qan dhe shprehet se media e lirë e kritikon. Por nuk është e vërtetë. Sa vite ka që jeni kryeministër? Cila është përgjegjësia juaj? Pse nuk keni ngritur institucione. Vetërregullimi nuk është mjet për të mbrojtur publikun. Janë gjykata, prokuroria. Në Kroaci nuk ankohet njeri për median. Këtu kemi kryeredaktorin që ka të njëjtin standard si kryeredaktori i “Guardian” që donte të kontrollonte disa gjëra, fakte për median e lirë. Nëse sakrifikojmë gjithë jetën tonë nuk mund të thuash që të gjithë ne jemi bastardë ose asnjëri nga ne nuk di gjë. Zotëri me dëgjoni, ju dëgjova ju”, tha ai.
“Ju dëgjova dhe kjo është, duartrokasin me një gjë që s’ka lidhje me atë që pashë unë. Ky reagim nuk është fjalë e lirë. Është zë i lirë por jo fjalë e lirë. Si mund të vetërregulloheni duke bërë kështu? Është e pamundur. Nuk ankohem dhe nuk them asgjë për gazetarët. Më ftuat ju mua dhe nuk ju ftova unë. Pashë programin dhe ishte 30 minuta, nëse do ishte 24 do ishte shkurt. Nuk thashë që jeni bastardë, thashë që ka disa që bëjnë punën e tyre. Mund të shihni regjistrimet dhe kur ta shihni do ndiheni keq se si e kuptoni gazetarinë. Ka të bëjë me të dëgjuarit, por nëse e kuptoni atë që thashë, thashë gjëra krejt ndryshe… tani po flas për familjen. Ju nuk më njihni, më karakterizoni ashtu sepse nuk më njihni. Hytë në këtë sallë duke menduar që unë jam i vetmi që nuk jam autokrat dhe tani dilni nga salla me mendimin se unë jam autokrat. Doni të dini për djalin tim? Unë ju thash se cilat ishin akuzat, mund t’u them edhe më shumë. Duhet të jeni të aftë të dëgjoni atë se çfarë ju thonë”, tha Rama ndër të tjera.