Kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari është paraqitur sot në SPAK i shoqëruar edhe nga avokati Theodhori Sollaku.
Një ditë më parë Komsioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që mos t‘i heqë mandatin Kreshnik Hajdarit, kryetar i bashkisë së Kuçovës, i cili nuk deklaroi në formularin e deklarimit dënimin për shkeljen e kufirit në Greqi, kur ishte 17 vjeç.