BallinaAktualitetPërplasen LIVE në TV vëllai dhe ish-i dashuri i vajzës që braktisi...

Përplasen LIVE në TV vëllai dhe ish-i dashuri i vajzës që braktisi foshënjën në garazh

spot_img
spot_img

Vëllai dhe ish-i dashuri i 30-vjeçares që braktisi foshnjën në garazhin e një pallati në Yzberisht janë përplasur LIVE me njëri-tjetrin në emisionin “Me zemër të hapur” në News 24. I vëllai i 30-vjeçares ka hedhur akuza se shoku i tij i ngushtë, që e quante vëlla, ka alkoolizuar motrën e tij dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Ai pretendoi se shoku i tij, gjatë kohës që fliste me 30-vjeçaren, kishte lidhje të tjera dhe se kur është larguar jashtë vendit është bërë baba edhe i një fëmije tjetër.

“Ka qenë e lidhur me shokun tim. Motrën e ka alkoolizuar dhe më pas ka bërë ato gjëra. Motra më tha që më ka dhënë alkool. Ai kishte lidhje me dikë tjetër nga Lushnja, ka vajtur atje jashtë ka bërë fëmijë tjetër. Ashtu kemi marrë vesh ne gjërat. Pse ma bëri këtë mbrapa shpine, të mos më alkoolizonte motrën. Motra i ka thënë që jam shtatzënë, por ai i ka thënë që nuk më intereson. E ka alkoolizuar, ka shkuar tek banaku ka paguar lekët dhe ka kryer marrëdhënie me të. Më ke quajtur vëlla dhe nuk mund të ma bëje mua këtë. Ai e dinte që unë flisja me të. Ose do të më vrasë, ose do e vras” – u shpreh i vëllai.

Por këto akuza janë hedhur poshtë nga ish-i dashuri, i cili pretendon se marrëdhënia me 30-vjeçaren ka qenë konsensuale, madje edhe nëna e vajzës ka qenë në dijeni që ajo ishte në hotel me të.

“Nuk kam fëmijë tjetër. Bashkëjetoj me një vajzë të huaj, kur e kam takuar ka qenë 8-muajshe shtatzënë. Unë s’kam fëmijë. Kam pas folur në rrjete sociale me vajza të tjera, por kur kam njohur G…, i kam bërë bllok. Ka ardhur me dëshirë, nuk ka qenë e alkoolizuar. Nëna e dinte që vajza ishte në hotel me mua. Kam telefonatën që më mori nëna e saj sepse G… e fiku telefonin. Ajo ka ardhur me dëshirë, siç më thoshte se të dua shumë” – thotë ish-i dashuri.

“Lidhja jonë gati 2 muaj e ca ka zgjatur. Të kryhet testi i AND-së. Jemi takuar vetëm njëherë. Isha pak xheloz, kërkova avancimin e lidhjes por nuk pranoi. Se kam mbajtur mbyllur, ajo ishte në Tiranë unë në Korçë. Mamaja ishte dakord, por vajza jo. Unë me vajzën flisja edhe si shok, por nuk e kam ditur që ishte shtatzënë. Kemi folur edhe në kamera, por se kam dalluar që ishte shtatzënë. Gati 1 muaj kam folur me të dhe nuk kuptohej që ishte shtatzënë”, – tha ai.

Nëna e mbajti shtatzëninë të fshehtë dhe e lindi foshnjën mëngjesin e 8 nëntorit në bodrumin e pallatit në Yzberisht në Tiranë. Ajo e braktisi të porsalindurin aty dhe u largua në banesën e saj. Djali u gjet disa orë më vonë por ndërroi jetë një ditë më pas në spital.

“Disa gjëra nuk janë të vërteta. I kam treguar që kam qenë shtatzënë. Nuk kam komunikime me të sepse kam ndërruar numër. Nuk pranova sepse nuk dua që dikush të më komandojë. Ai do që të dalë i larë vetë. Tani u kujtua për foshnjën që e linda unë”, – u shpreh e reja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular