Shkarkohet 8 muaj pasi mori detyrën, drejtori i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Agim Ismailaj.
Vendimi i ministrit të Brendshëm ka motivacion zyrtar, performancë e ulët, por se arsyeja e shkarkimit vjen pas ankesave të shumta që qytetarët dhe bizneset kanë patur në adresë të tij për vendime arbitrare, raporton “Tv Klan’.
Ismailaj erdhi në këtë post në Mars të këtij viti si pasuesi i Dallëndyshe Bicit, por u bë drejtori më jetëshkurtër i IKMT gjatë qeverisjes Rama.
Në vendin e Ismailajt është emëruar Ervin Hoxha, i cili deri më sot ka drejtuar Shërbimin e Provës, drejtori në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.
IKMT është një strukturë, e cila është sulmuar shpesh për shkak të një sërë aksionesh të ndërmarra për shembjen e ndërtimeve pa leje apo që preken nga projekte publike.