BallinaKulture“Fan Noli përgjohej nga FBI”- Gazetari Ilir Ikonomi zbulon detajet e pabotuara...

“Fan Noli përgjohej nga FBI”- Gazetari Ilir Ikonomi zbulon detajet e pabotuara më parë: Shqiptarët i shkruanin letra anonime kishës ruse! Të pathënat e librit “Apostulli”

spot_img
spot_img

Gazetari dhe shkrimtari i njohur Ilir Ikonomi, në Panairin e librit këtë vit vjen me librin “Apostulli”, i pari nga tre vëllimet kushtuar biografisë së Fan Nolit.

Në studion e “Open” ai rrëfeu pak nga detajet ‘pikante’ që gjenden në këtë libër, duke thënë se ka sjellë detaje që më parë nuk janë bërë publike.

“Duhet të ketë shumë biografi për figura të rëndësishme. Kam një bashkëpunim të gjatë me UETPRES, për të botuar të tre botimet.

Kjo është një pjesë që nuk njihet shumë, fillimet e tij njihen më pak, dhe vendosa t’u hyj më në detaje, sepse ka gjëra të pazbuluara.

Janë detaje, si bashkëpunimi i Nolit me Austrinë, përgjimet që i bënte FBI Nolit se akuzohej si agjent proaustriak, etj., etj.. Ka letra anonime nga shqiptarë që i shkruajnë kishës ruse dhe i thonë se Noli është ateist. Është një komplot shumë interesat. Në fund Noli shkruan një letër me fjalë të ashpra, që nuk thuhen këtu, kryepeshkopit rus në Amerikë, dhe disa nga priftërinjtë shqiptarë nuk ishin dakord që Noli të shkëputej nga kisha ruse në atë kohë. Noli akuzohet në një rast korrupsioni, dhe jam përpjekur ta shqyrtoj me hollësi, dhe kam gjetur informacione. Unë kam dhënë fakte që më parë nuk janë dhënë”, u shpreh ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular