Nga Rezenbrik Serjani
Bashkia Vlorë, nën regjinë e sektit dhe të katapultuarve të saj, krijon precedentin më të rëndë të këtyre 111 vite shtet. E pa parë e dëgjuar më parë, në vigjilje të festës së Pavarësisë, se ditës më të madhe kombëtare, ditë që pritet e festohet nga të gjithë shqiptarët, Vlora, qyteti I Pavarësisë dhe kryeqyteti I kësaj dite, si dita më e madhe e çdo shqiptari, nuk vendos qoftë edhe një flamur të vetëm, si simbolika e kësaj dite në akset kryesore të qytetit, pjesë e një tradite shekullore të zbukurimit të rrugëve të qytetit me flamurin kombëtar. Është I dyti vit radhazi, që Bashkia Vlorë e trajton këtë ditë e festë të madhe kombëtare, në zemrën e kësaj dite e date, në Vlorë, sikur kjo datë të ishte e çfarëdoshme; sikurse dhe ceremonitë e asaj dite, kjo Bashki I trajton në inercinë e papërfillshmërisë e moskokëçarjes, duke thyer lloj e soj protokollesh e detajesh të tjera, që duhet të jenë detyrimisht pjesë e trupit të kësaj ceremonie kaq të madhe. Ky 111 vjetor e gjen Vlorën krejt zbuluar e të denatyruar për festën e saj, për ditën e saj, të 28 Nëntorit, ditë e datë që u ngjiz në Vlorë e u hap në çdo degëzim e kapilar ku ka shqiptar e flitet shqip. Ky 111 vjetor, si pasojë e politikave antikombëtare të sektit Rama dhe Bashkisë Vlorë, e gjen qytetin pa asnjë simbolikë kombëtare, dhe më e rënda është se Sheshi Historik I Flamurit, si pasojë e orekseve antikombëtare të sektit në Vlorë, është krejt I denatyruar e transformuar, duke mos mbetur më I tillë. Nga ana tjetër, krahas kësaj tradhtie kombëtare, e thik ndaj historisë, kemi paradoksin tjetër. Paturpësisht, Bashkia Vlorë zbukuron, me dekore të vjetshme e të parvjetshme ose të kush e di të sa kohshme, qytetin, për festat e fundvititit, dhe nga buxheti I saj dalin para tenderimi për dekore të reja . Kjo na del në përfundimin se Dredha I Ri, mbart akoma e më shumë zakone të vjetra, atë të hajdutërisë, duke u shndërruar në alfën e çdo nisme të kësaj Bashkie, tash e 26 vjet shkuar.