Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku ka publikuar një foto në të cilën shihet disa deputetë në një mbledhje të Byrosë Parlamentare, ku po diskutohej hetimi i fondeve qeveritare të AZHBR dhe publikimi i afërt i listës së përfituesëve, ku i pranishën është dhe deputeti i PD-së Dash Sula.
Çollaku shkruan me ironi se nuk mund të bësh opozitë kur natën përfiton grande nga qeveria me sms të Edi Ramës e ditën përmbys karrigen e Doktorit.
Kujtojmë që ditë më parë mes deputetit Kreshnik Çollakut dhe deputetit Dash Sula pati një konfrotimi si verbal dhe fizik.
Gjatë konfrotimit deputeti Sula goditi në kokë deputetin Çollaku, me dosjen që mbante në dorë.
Statusi i Kreshnik Çollakut.
Sot në mbledhjen e Byrosë Parlamentare.
Revolucion Parlamentar i çuditshëm, as lajmëruan kur e filluan, as lajmërojnë që e lanë mes rruge.
Hetimi i fondeve qeveritare të AZHBR dhe publikimi i afërt i listës së përfituesve, mesa duket ia ka këputur gjunjët ndonjë Aksionisti të opozitës.
Se opozitë nuk bën dot, kur natën perfiton grante nga qeveria me sms të Edi Ramës e ditën përmbys karrige me sms të Doktorit.