BallinaAktualitetGjykata e Lartë refuzon rekursin e Vangjush Dakos, lë në burg ish-kryebashkiakun...

Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Vangjush Dakos, lë në burg ish-kryebashkiakun e Durrësit

spot_img
spot_img

Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako për një masë më të butë sigurie, duke lënë në fuqi masën e “arrestit me burg”.

Vangjush Dako, ish-kryebashkiaku i Durrësit u arrestua më 6 qershor 2023 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.

Rasti i parë ka të bëjë me dhënien e një leje ndërtimi në 2011 për një pallat, në lagjen nr. 5, në qendër të Durrësit që u dëmtua nga tërmeti i 2019-ës. Pasi verifikime dyshohet se pallati kishte 4 kate pa leje dhe legalizimi i godinës është kryer në shkelje të ligjit.

Rasti i dytë ka të bëjë me një kallëzim për tenderin e shëtitores, që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, dëmi llogaritej në 18 milionë lekë.

Dako ka bërë disa herë kërkesë në gjykatë për ndryshim të masës së sigurisë, përfshirë edhe Apelin dhe së fundmi edhe Gjykatën e Lartë, por dhe kjo e fundit ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm.

KALLËZIMET NDAJ DAKOS

Kallëzimi i parë ishte i banorëve të një pallati në lagjen nr.5 në Durrës. Kjo pallat u bë i pabanueshëm nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019 dhe sipas banorëve, leja e ndërtimit ishte dhënë në kundërshtim me ligjin.

Në dosjen e SPAK u bë me dije pak pas arrestimit se ishin zbardhur shkeljet ligjore që janë kryer nga ana e ishzyrtarëve, ku para së gjithash, Dako akuzohet për dy episode të ndryshme, nën të njëjtën akuzë, atë të shpërdorimit të detyrës. Sipas dosjes, del se për rastin e parë, zbardhja e lejes së ndërtimit është bërë më 14 tetor 2014, ndërsa pagesa e tarifës, më 16 mars 2015. Kallëzimi penal i bërë nga disa banorë të Durrësit ka regjistruar procedimin penal të vitit 2020, të gjithë banorë të të njëjtit pallat të ndërtuar nga shoqëria “Fakle sh.p.k” me administrator Fiqiri Fauku.

Sipas kallëzimtarëve, pallati është ndërtuar në vitin 2012, por nuk janë respektuar kondicionet strukturore të parashikuara në projekt, i cili është miratuar më pas nëpërmjet lejes së ndërtimit nga organet kompetente të administrimit të territorit. Sipas tyre, pallati është dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019 dhe është bërë i pabanueshëm. Ata kanë ndryshuar banesat e tyre dhe e gjithë kjo ka ndodhur pasi jo vetëm nuk ishin llogaritur mirë nga projektuesit kushtet teknike, por edhe gjatë zbatimit të projektit që parashikonte.

Leja e ndërtimit është dhënë në kundërshtim me ligjin; studimet gjeologjike dhe sizmike; e po ashtu ndërtuesi nuk ka zbatuar kushtet teknike. SPAK-u po ashtu ka regjistruar edhe kallëzimin e bërë po në vitin 2020 nga Ferdinand Xhaferraj, i cili me dy raporte referuar KLSH-së, pretendon se në tenderin “projektim-zbatim për promenadën bregdetare dhe plazhin publik nga “Bërryli” deri në Currila” janë shkelur dispozitat ligjore të ligjit të prokurimit duke shkaktuar një dëm ekonomik të konsiderueshëm prej rreth 18 milionë lekë buxhetit të Bashkisë Durrës.

Më 6 maj 2009, administratori i shoqërisë “Fakle sh.p.k.”, Fiqiri Faruku, ka paraqitur kërkesën për miratimin e kondicioneve të sheshit të ndërtimit pranë Sekretarisë Teknike të Këshillit të Rregullimit të Territorit pranë Bashkisë Durrës, me qëllim zhvillimin pas sheshit për të ndërtuar në të një objekt 1,4,6 dhe 7 kate. Lartësia e objektit do të ishte 23.2 m dhe koeficienti i shfrytëzimit të truallit 88.3%.

Në datën 15 korrik 2010, shoqëria ndërtuese ka marrë pëlqim mjedisor për ndërtimin e një shtese me 2 kate. Në datën 2 shtator 2010 është kontrolluar praktika nga specialisti i Urbanistikës së Bashkisë Durrës dhe në formularin përkatës të pranimit të praktikës është përmendur dhe studimi gjeologjik, ndërkohë që për Studimin Sizmologjik, specialisti ka nënshkruar se nuk nevojitej, përderisa objekti është deri në 7 kate.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular