Është inaguruar në ambientet e “Piramidës”, “Education USA” një nga 430 qendrat në të gjithë botën, të cilat shërbejnë për të konsultojnë studentët që duan të studiojnë në SHBA.
I ngarkuari me punë i Ambasadës së SHBA, David Wisner ka marrë fjalën gjatë inagurimit dhe ka thënë ndër të tjera se ky hap është një ndihmë për të gjithë studentët.
Madje, Wisner ka prezantuar dhe personin që do të ofrojë këshillim të personalizuar për studentët.
“Në fakt lidhjet dhe miqësitë që zakonisht që lidhen veçanërisht gjatë periudhës së studimeve, janë lidhje që mbesin për të gjithë jetën. Edhe vertetë shpresojmë që të vazhdojnë për ata që duan të studiojnë jashtë. Aida është personi që do të ofrojë në fakt këshillim të personalizuar për studentët shqiptarë që dëshirojnë të studiojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me afro 4 institucione të arsimit të lartë të akredituar në Shtetet e Bashkuara, në 50 shtetet, madje dhe në Uashington, ka gjithmonë diçka për të gjithë. Në fakt dëshiroj ta mbyll me një citat që thotë: Nuk ekziston koncepti që personi bëhet vetë, ne në fakt bëhemi për shkak se mijëra pjesë ndikojnë në jetën tonë. Tani bashkë me Aidën nuk janë më 1 mijë pjesë, por janë 1001”, tha ai.