BallinaKronikeVdekja tragjike e 26-vjeçares shqiptare në Itali, makineria që i zuri kokën...

Vdekja tragjike e 26-vjeçares shqiptare në Itali, makineria që i zuri kokën dyshohet se u ndez nga një koleg i saj

spot_img
spot_img

Aksidenti në të cilin humbi jetën dje shqiptarja 26-vjeçarja Anila Grishaj në kompaninë ushqimore Bocòn në Pieve di Soligo (Treviso), mund të jetë shkaktuar nga gabim njerëzor.

Mediat italiane shkruajnë se sipas burime hetimore, dyshohet se mekanizmi që shkaktoi traumën fatale, është aktivizuar pa dashje nga një koleg i viktimës.

Prokuroria Publike e Trevisos ka nisur ndërkohë një hetim për mundësinë e vrasjes nga pakujdesia, shkruan La Repubblica. Sindikatat organizuan një protestë mëngjesin e sotëm jashtë kompanisë.

Sipas asaj që mësohet, aktiviteti prodhues ka rinisur rregullisht mëngjesin e sotëm, ndërsa i mbyllur ka mbetur një lokal i lidhur me kompaninë, i vendosur në të njëjtin pallat, ku kryhen aktivitetet e hotelierisë.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular