[Tiranë], 16 nëntor, 2023 – Wizz Air, linja ajrore me rritjen më të shpejtë në Europë dhe fituese e Çmimit Global të Qëndrueshmërisë Mjedisore CAPA[1], ka njoftuar sot se ka arritur nivelet prej 51.2 gram për pasagjer/km[2] për sa i përket intensitetit të emetimeve të CO2 në gjysmën e parë të vitit fiskal 2024 (H1F24). Këto nivele janë 8% më pak se e njëjta periudhë në vitin 2023[3].
Strategjia e Wizz Air për qëndrueshmërinë mjeisore bazohet në katër shtylla – mjedisi, njerëzit, qeverisja dhe ekonomia. Linja ajrore po punon vazhdimisht në reduktimin e gjurmëve të saj mjedisore dhe të intensitetit të karbonit. Ajo ka si qëllim kreysor gjithashtu edhe zhvillimin e punonjësve, kontributin socio-ekonomik në rajonet ku operon dhe forcimin e drejtimit të korporatës së saj.
Rekordi i Wizz Air në qëndrueshmërinë mjedisore në H1F24
- Mosha mesatare e flotës u ul në 4.2 vjet, duke mbetur flota më e re e avionëve në çdo linjë ajrore europiane që përbëhet nga më shumë se 100 avionë.
- Në flotën e Wizz Air, pjesa e avionëve të teknologjisë së re “neo” ka rritur në 57%.
- Nënshkrimi i marrëveshjes për furnizim të ardhshëm me kompaninë spanjolle të karburantit të qëndrueshëm të avionëve (SAF) Cepsa.
- Investimi i parë kapital prej 5 milionë paund në një kompani britanike të biokarburantëve, Firefly, si dhe investimi prej 50 milionë dollarësh në CleanJoule, një kompani amerikane start-up që merret me prodhimin e karburantit bio.
- Linja e parë ajrore në Hungari që testoi karburantin bio (SAF) në bashkëpunim me Nete, MOL dhe Aeroportin e Budapestit.
- Nisja e rrotullimeve plotësisht elektrike në bashkëpunim me Shërbimet e Aviacionit në aeroportin e Romës Fiumicino, duke reduktuar emetimet e CO2 me 85% në operacionet tokësore, krahasuar me avionët që përdorin pajisje me naftë.
- Marrja e titullit “Linja Ajrore më e Qëndrueshme Low-Cost” nga World Finance Awards 2023.
- Nisja e programit të ri unik të quajtur “Wizz Sustainability Ambassador Programme” për ekuipazhin e kabinave dhe punonjësit e zyrës. Deri më sot janë zgjedhur rreth 20 ambasadorë të qëndrueshmërisë mjedisore, të cilët përfaqësojnë 13 shtete ku Wizz Air operon.
- Numri i punonjësve u rrit në më shume se 8.000 persona, me mbi 1.400 punësime të reja dhe më shumë se 100 kombësi të ndryshme.
- Arritja e një raporti gjinor 50%-50% femër – mashkull në të gjithë organizatën si dhe raporti 5%-95% femër – mashkull në kabinën e fluturimit.
[1] Sipas CAPA – Qendra për Çmimet e Ekselencës së Aviacionit 2022-2023
[2] Për 12 muajt e ardhshme nga 30 shtatori 2023, emetimet e CO2 të Wizz Air kapin vlerën e 51.6 gram për pasagjer/km.
[3] Për periudhën nga 1 prill, 2022 – 30 shtator, 2022, rezultati i intensitetit të CO2 ishte 55.6 gram për pasagjer/km.