BallinaOP EDDiabeti, sfida shëndetësore e shekullit

Diabeti, sfida shëndetësore e shekullit

spot_img
spot_img

NGA SHEFQET DELIALLISI 

Bota vazhdon ta anashkalojë natyrën sociale të diabetit, vazhdon të nënvlerësojë shkallën e kërcënimit të tij

PARASHIKIME TË ZYMTA

Dhjetë vite më parë, në Kongresin Europian të Diabetit, më tërhoqi vëmendjen slogani “Diabeti po ndryshon botën. A mundemi ne ta ndryshojmë diabetin?!”.

Dhjetë vite më pas, në revistën prestigjioze mjekësore “Lancet” (qershor 2023) në shkrim “Diabeti do të jetë një sëmundje përcaktuese e shekullit 21” tërheqin vëmendjen parashikimet: “Numri i njerëzve me diabet në mbarë botën deri në vitin 2050 mund të shkojë në më shumë se 1,31 miliard! Njerëzit me diabet do të jetojnë një sëmundje që të ndryshon jetën, një sëmundje me vdekshmëri të lartë që përkeqëson shumë sëmundje. Për më tepër, shpenzimet shëndetësore globale të lidhura me diabetin vlerësohet të rriten në 1054 miliardë dollarë deri në vitin 2045!”, – shifër astronomike që do të rrënonte çdo sistem shëndetësor

NJË KRAHASIM

Në kulmin e pandemisë COVID-19 u bë një krahasim mes pandemisë së diabetit dhe pandemisë COVID-19: “Pandemia e diabetit krahasohet me një rritje të vazhdueshme pa kthim të nivelit të detit, ndërsa pandemia COVID-19 krahasohet me një valë të izoluar batice, pas ssë cilës vjen zbatica”.

Dhe zbatica e erdhi, pandemia COVID-19 u tërhoq, ndërsa vala e pandemisë së diabetit vazhdon frikshëm të përmbysë botën. Nga ana tjetër, në një vit (2019) diabeti shkaktoi 4.2 milionë vdekje, thënë ndryshe: 1 vdekje çdo 8 sekonda! Problemi është i rëndë, edhe më i rëndë se COVID-i…

ÇFARË ËSHTË DUKE NDODHUR?

Nga njëra anë kemi një progres të madh në thellimin e dijeve mbi diabetin, mekanizmat si shkaktohet, epidemiologjinë, strategjitë farmaceutike; nga ana tjetër, një dështim i plotë në frenimin e pandemisë botërore të tij! Jemi duke fituar betejën me uljen e nivelit të sheqerit në gjak, por jemi duke humbur luftën me diabetin.

Sado i përkryer trajtimi medikamentoz, s’është zgjidhja, mund të zgjasë jetën për shumë njerëz me diabet, por s’frenon pandeminë. Për një çast mendoni sikur me një kovë duhet të zbrazim një pishinë, e cila pa ndërprerë vazhdon të mbushet me ujë. Sigurisht duhet më parë të mbyllim furnizimin me ujë.

DUHET SPOSTUAR FOKUSI

Fakti që diabeti, një çrregullim me shumë mundësi për t’u parandaluar, ka marrë përmasa epidemike, flet për mosfunksionim të Shëndetin Publik (vendet e BE-së në vitin 2018 për Shëndetin Publik shpenzuan vetëm 2,8% të shpenzimeve shëndetësore). Edhe pse COVID-19 ofroi një mundësi për të rishqyrtuar mënyrën si të shpenzojnë paratë për shëndetin, pak ka ndryshuar përsa i përket investimit në shëndetin publik. Por politikat shëndetësore duhet të shkojnë përtej sektorit shëndetësor, janë faktorët ambientalë, socialë, ekonomikë, që i bëjnë njerëzit me diabet.

Të parandalojmë diabetin është e mundur, rrënjët e tij ndodhen kryesisht në faktorë ambientalë dhe socialë, të cilët mund të ndryshohen. Për fat të mirë këto faktorë janë të ndryshueshëm. Qeveria duhet të financojë fushatat që promovojnë shprehi të shëndetshme, duhet të subvencionojë koston e ushqimeve me pak kalori për t’i bërë ato të aksesueshme edhe për familjet me të ardhura të ulëta, duhet të vendosen taksa për pijet dhe ushqime të pashëndetshme. Një sfidë urgjente përbën dhe krijimi i mundësive për aktivitet fizik.

Ambientet e banuara duhet të ndërtohen në mënyrë që të kenë rrugë për këmbësorë, rrugë për biçikleta, parqe, ambiente sportive, hapësira pa makina. Kjo bëhet edhe më e domosdoshme, për shkak të migrimit të njerëzve nga zonat rurale drejt qendrave urbane. Ndërtuesit duhet të stimulohen për krijimin e ambienteve të shëndetshme dhe penalizohen kur shkelin kondicionet urbanistike.

TË FOKUSOHEMI TE FËMIJËT

Në pamje të parë mund të duket paradoksale, që për një çrregullim si diabeti, karakteristik për moshat e rritura, të fokusohemi tek fëmijët. Por e vërteta është se janë pikërisht këto mosha kur formohen shprehitë, moshat kur mbillet fara e diabetit.

DUKE U KTHYER NË “SHTËPINË” TONË T

ashmë ne jemi përfshirë në pandeminë e diabetit. Veç shifrave të diabetit që rriten nga viti në vit, diabeti nuk trajtohet siç duhet. Shumë njerëz me diabet vazhdojnë të përdorin medikamente të vjetra me risk të lartë për hipoglicemi. Ende s’kemi mjekë të familjes të përgatitur për të trajtuar si duhet diabetin.

Sigurisht që të gjitha kërkojnë “para”, por shumë, më pak se trajtimi i komplikacioneve të diabetit. Mjafton të përmendim rritjen progresive të nevojave për dializë nga dëmtimi i veshkave prej diabetit që gllabëron pjesë të konsiderueshme të fondeve të shëndetësisë, që me ritmet që priten të shtohen në të ardhmen e afërt do të bëhet ekonomikisht e papërballueshme. Dhe veshkat janë vetëm një prej komplikimeve të diabetit. Të gjitha këto probleme, sigurisht që s’mund të zgjidhen nga pak mjekë specialistë që merren me diabetin.

DHE DUKE E MBYLLUR

Është e vërtetë që diabeti po ndryshon botën, por edhe ne mundemi ta ndryshojmë diabetin. Por që kjo të ndodhë duhet të lëvizet në drejtimin e duhur. S’ka pse gjeneratat e ardhshme të jenë përjetësisht të dënuara prej stilit diabetogjenik të jetesës. 14 nëntor, dita botërore e diabetit.

Federata Botërore e Diabetit (IDF) u bënte thirrje politikëbërësve të rrisin aksesin në edukimin për diabetin duke bërë të mundur përmirësimin e jetës së më shumë se gjysmë miliardë njerëzve që jetojnë me diabet në mbarë botën. Edukim për të mbrojtur të ardhmen!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular