Me barazimin 1-1 në Moldavi Kombëtarja shqiptare ka arritur që për herë të dytë në kuadrin e tëtë viteve të sigurojë kualifikimin në Kampionatin Europian, që në verën e ardhshme do të luhet në Gjermani.
Pas finalizimit të objektivit madhor, Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar direkt me një postim në faqen zyrtare: Ia dalim sërish, Gjermani priti shqiponjat kuqezi”. Postimi i FSHF-së shoqërohet edhe me një fotomontazh të protagonistëve të suksesit më në krye trajneri Silvinjo.