Kapiteni i skuadrës së Kombëtares, Berat Gjimshiti është mëse krenar për arritjet e lojtarëve deri më sot. Në një intervistë për Tv Klan, ai tha se ndeshja e fundit me Çekinë ishte ajo që shtoi besimin se Europiani mund të arrihej. Ai falenderoi tifozët e zjarrtë për mbështetjen duke theksuar se ka “rrugë të gjatë përpara”.
-Na keni nderuar, na keni bërë krenarë sot! Si është përjetimi?
Berat Gjimshiti: I papërshkrueshëm, besoj se nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, por prapë një pikë na çon në Europian dhe jemi të gjithë të lumtur. U duk dhe në stadium sa shumë tifozë erdhën për të parë ndeshjen, i falenderoj për mbështetjen në këto eliminatore, kemi tifozët më të mirë.
-Kur e kuptuat se ne do të shkojmë në Europian?
Berat Gjimshiti: Të them të drejtën e kuptuam që në ndeshjen e fundit që fituam 3-0 me Çekinë, ishte ndeshja që na dha më shumë vetëbesim të gjithë lojtarëve. Tifozët e kanë thënë që para një muaji. Në futboll mund të ndodhë gjithçka dhe duhet të jemi me këmbë në tokë, por prapë vetëbesimi bën ndryshimin.
Alban Xhihani: 7 vite e gjysmë më pas prek Europianin, ja ku je! E prek si kapiten, si lideri i skuadrës me meritën më të madhe, Zoti nuk harron ja ku e ke shansin përsëri.
Berat Gjimshiti: Edhe herën e fundit isha në eliminatore, kështu që të presim. Me rëndësi të kemi shëndetin, kemi rrugë përpara dhe besoj që kur të vijë ajo koha duhet të shfrytëzojmë çdo moment me e ndje emocionin. /tvklan.al