Boksieri shqiptar, Ermal Hadribeaj ka arritur të fitojë titullin Ndërkombëtar WBC në peshën super të lehtë përballë Karlos Molinas.=
Hadribeaj triumfoi ndaj kundërshtarit të tij Molina në duelin që zgjati deri në raundin e nëntë, pasi shqiptari fitoi me “KO”. I pranishëm në komentimin e përballjes ishte dhe legjenda e peshave të rënda në boks, Majk Tajson. Në momentin e festimit të titullit nga Ermali, Tajson e përshëndeti duke formuar simbolin e shqiponjës me duar.
PANORAMASPORT.AL