Shqipëria arriti të kualifikohet në “EURO 2024” falë barazimit 1-1 me Moldavinë.
Të gjithë lojtarët festuan së bashku si të ‘çmendur’ për këtë arritje, por festimi që ra në sy ishte ai i Ylber Ramadanit. Ky i fundit u ‘rrëmbeu’ një fanellë tifozëve, e cila mbante portretin e Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit.
Në këtë mënyrë ai tërboi serbët të cilët e kanë quajtur skandaloz festimin e mesfushorit shqiptar.
“Futbolli Ylber Ramadani ka veshur një fanellë me imazhin e terroristit famëkeq shqiptar Adem Jashari”, shkruhet në një tjetër media, Republika.
PANORAMASPORT.AL