Trupi i lojtarit të ndjerë Rafael Duamena ka zbarkuar në Ganë. Arkivoli me trupin e pa jetë të sulmuesit të Egnatias mbërriti në Ganë mbrëmjen e së premtes nga Shqipëria. Sulmuesi 28-vjeçar pësoi arrest kardiak në fushë gjatë ndeshjes së 11 nëntorit mes Egnatias dhe Partizanit. Ai u shpall i vdekur menjëherë pas kësaj.
Trupi i Duamenas u prit nga familja e tij në Akra të premten vonë natën në Aeroportin Ndërkombëtar Kotoka. Futbollisti kishte një histori me probleme me zemrën. Ai kishte vuajtur nga disa sulme në zemër në vitet e shkuara, gjë e cila solli edhe vdekjen e tij n moshën 28-vjeçare.
Në shenjë respekti për Duamena, u mbajt një minutë heshtje përpara fitores 1-0 të Ganës kundër Madagaskarit në një ndeshje miqësore të premten
Duamena ishte një futbollist i talentuar që përfaqësonte Ganën në nivelin e lartë. Ai bëri debutimin e tij ndërkombëtar për “Black Stars” të Ganës më 11 qershor 2017, kundër Etiopisë, duke shënuar një dygolësh. Ai luajti gjithsej nëntë ndeshje për ekipin kombëtar të Ganës.