Kush e moderon Big Brother Vip? Arbana Osmani sapo u rikthye në lojë, postimi i fundit i jep fund pyetjeve për kthimin e saj në ekran

0
197

Arbana Osmani u dha fund aludimeve mbi angazhimet e saj të fundit, të cilat duken se e kanë mbajtur jo pak larg ndjekësve të saj muajt e fundit.

Dhe midis shumë aludimesh në rrjet se këtë sezon të ri të Big Brother Vip nuk  do ta moderonte ajo, duket se një përgjigje e dha edhe për këtë.

Ndërsa shpjegonte punën e saj gjatë muajve të fundit, për një sipërmarrje të re që pritet të marrë jetë së shpejti, ajo duket se iu mbylli gojën të gjithë zërave që sugjeronin se Arbana mund të ishte shkëputur nga produksioni i BBV3.

Përmes një statusi të fundit në Instagram ajo thekson se rikthimi në ekran do të jetë i shpejtë, pikërisht aty ku nisi para 25 vitev

View this post on Instagram

A POST SHARED BY ARBANA OSMANI (@ARBANAO)

“Dhe për ta mbyllur, për të gjithë ju që më pyesni pafund çdo ditë, shpejt do shihemi edhe në ekran, për te vazhduar një pasion që më entuziasmon njëlloj si para 25 vitesh, dhe që lindi po aty, tek Piramida”– e mbyll Arbana duke dashur të mbyllë një herë e përgjithmonë zërat për largimin nga Top Channel.

Lajmi që bëri konfuz rrjetin, nisi fillimisht nga një miqësi e munguar në “Instagram” mes Ledion Liços dhe Arbana Osmanit, çfarë u interpretua se kjo e fundit ishte hakmarrë, pasi moderatori ia kishte dalë që të merrte drejtimin e formatit të njohur.

Më pas zërat nisën të flisnin se moderimi i BBVA mbetej i paqartë, për shkak të një “ngërçi” mes administratorëve të televizionit dhe Arbanës, që mendohet se ka lidhje me negociatat mbi kompensimin financiar. Çështja është ende e pasigurt, por ekziston mundësia që të mos jetë Arbana Osmani, moderatorja e sezonit të ardhshëm.

Një emër që mendohet se mund t’i besohet BBVA-3 është Ledion Liço. Ky i fundit, prej kohësh i angazhuar si producent në Top Channel, mund të jetë gati për rikthimin në ekran, qasje që duket sikur vërtetohet edhe falë projekteve të fundit si “A live night” apo filmi “Në kuadër të dashurisë”.

Përpos kësaj, Ledioni ka prezantuar më parë sezonin e tetë të “Big Brother”. Një emër tjetër që po diskutohet është Bora Zemani, e cila aktualisht prezanton “Dancing With the stars”.

Më herët Arbana Osmani ishte në qendër të lajmeve rozë edhe për shkak të një krisje të mundshme që u tha se mund të kishte ndodhur me çiftin më të ri të showbizz që lindi pikërisht  nga Big Brother VIP2, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito.

Me sa duket marrëdhënia mes fituesit të “BBV2” dhe çiftit Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj ka pësuar krisje. Madje aq e papritur dukej kjo lëvizje e Luizit, sa që edhe vetë çifti nuk e ka kuptuar, deri kur doli lajmi. Kjo për faktin se si Arbana ashtu edhe Edi, vijonin ta ndiqnin, ndonëse ky i fundit i kishte larguar. Ndërkohë, në komentet e tij në rrjetet sociale, Luizi u shpreh se do ti vinte rradha edhe Efit. Por kjo e fundit ka vepruar e para.

Veç dinamikave që vetë Luizi ka pasur me disa nga ish-banorët, shumë pikëpyetje ngriti pikërisht largimi i Arbanës dhe i Eduartit. Në rrjet komentuesit kanë shkruar se çifti nuk ka qenë asnjëherë pro idesë që këngëtari të vinte si opinionist në edicionin e ardhshëm të Big Brother. Ndonëse është ende herët të flitet për pozicionet e reja, ndjekësit kanë pretenduar se është kjo arsyeja që ka çuar në reagimin e menjëherëshëm të Luizit.