Shiu do i lërë vendin diellit gjatë fundjavës, ndërsa temperaturat do të ulen.
Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, dita e shtunë do të ketë mot të vranët dhe reshje shiu deri në orët e para të mëngjesit, por më pas do të mbizotëroj mot i kthjellët.
Ndërsa ditën e dielë orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.
Temperaturat minimale raportohet se do të shkojnë deri në -1 gradë celcius të dielën.
Parashikimi i motit nga SHMU
Fundjava pritet të jetë me mot të kthjellët por me temperatura të ulëta.
Dita e shtunë pritet të ketë mot të vranët dhe reshje shiu deri në orët e para të mëngjesit por më pas do të mbizotëroj mot i kthjellët.
Ditën e dielë orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.
Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 20-25m/sek ,duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i forcës 4-6 ballë.