BallinaKryesoreShqipëria në Euro 2024, ja kur hidhet shorti për fazën finale të...

Shqipëria në Euro 2024, ja kur hidhet shorti për fazën finale të turneut

spot_img

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka siguruar sot pjesëmarrjen e saj në Euro 2024 i cili zhvillohet në verën e vitit të ardhshëm. Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo siguruan biletën e tyre pa u luajtur ndeshja e fundit në fazën në grupe dhe tashmë presin të mësojnë se cilët do të jenë kundërshtarët e kuqezinjve në këtë turne.

Këta emra do të mësohen shumë shpejt, pasi shorti i EURO 2024 sa i përket turneut final, do të hidhet më datë 2 dhjetor.

UEFA organizon ceremoninë në atë datë në orën 18:00 në Hamburg, ku do të mësohet rrugëtimi i secilës skuadrës që është kualifikuar në këtë turne, por edhe atyre që nuk kanë siguruar ende pjesëmarrjen pasi në mars luajnë në play-off. Shorti do të hidhet me 3 vende të lëna bosh për skuadrat e play-off, të cilat do t’i bashkohen turneut zyrtarisht vetëm pasi të kenë luajtur ndeshjet në mars.

E vetmja skuadër që ka grupin e caktuar është Gjermania, e cila pa short do të shkojë në grupin A në pozicionin e parë, në mënyrë që të luajë ndeshjen hapëse të turneut më 14 qershor 2024. PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular