Detaje të reja janë mësuar në lidhje me atentatin me armë zjarri ndaj një 40-vjeçari shqiptar që ndodhi në Acerra në komunën e Campanias.
Mediat italiane raportojnë se ngjarja u regjistrua gjatë natës, në një kohë kur shqiptari, i identifikuar si Ilir Kadiu, ishte duke udhëtuar me biçiklete.
Persona ende të paidentifikuar e kanë qëlluar atë më armë zjarri dhe më pas janë larguar.
Ndërkohë 40-vjeçari shqiptari është transportuar në spital dhe mjekët kanë siguruar se ai nuk ka rrezik për jetën.
Mediat në Itali thonë se shqiptari është i njohur për autoritetet, pasi më parë ka qenë i arrestuar si pjesë e një bandë grabitësish.
Kadiu gjithashtu rezulton se në vitin 2011 ka qenë arrestuar policia, me akuzën e shfrytëzimit të vajzave rumune për ushtrim prostitucioni.
Karabinierët po punojnë për rindërtimin e episodit, duke nisur nga vendi i plagosjes.
I plagosuri nuk ka dhënë shumë detaje për vendin ekzakt ku ka ndodhur plagosja, por thjesht ka deklaruar se ka qenë me biçikletë kur është qëlluar.