EURO 2024/ Bare: Kualifikimi me Kombëtaren, ëndërr e bërë realitet

0
108

Në kuadër të ndeshjes kualifikuese në Grupin E për EURO 2024, Shqipëri-Ishujt Faroe, para mediave ka dalë mesfushori i Kombëtares Keidi Bare. Shqipëria e ka arritur qëllimin madhor, kualifikimin për në Europianin e Gjermanisë, por kjo nuk do të thotë se nesër luhet pa interes.

Madje fitorja do të vlente për të blinduar vendin e parë në grup, si dhe për të shtuar kreditet në renditjen e UEFA-s dhe FIFA-s, si dhe për të plotësuar më së miri festën kuqezi.

“Një arritje e madhe ëndërr e bërë realitet. Nuk duhet të ndalemi këtu, janë edhe gjëra të tjera në fillim kur kam folur me trajnerin në Barcelona na dha shumë besim si grup. Çdo gjë ka ndryshuar për mirë, nga federata kemi një fushë më të mirë, palestër ndihemi dhe jemi shumë komod.

Duhet ti falënderojmë për këto kushte. Dëmtimet i kam kaluar por më kanë lënë pak mbrapa do të punoj fort që të arrij ku isha dhe të ndihmoj ekipin.

Është diçka që e kam ëndërruar që i vogël, por i gjithë ekipi Kombëtar. Unike për ne kombin dhe popullin. I kemi dalë me punë dhe besim dhe mbështetjen e tifiozëve që kanë qenë prezent edhe jashtë. Janë lojtari ynë i 12-të.” PANORAMASPORT.AL