BallinaPolitikeNga moda e deputetëve te dronët për të na servirur “fytyrën e...

Nga moda e deputetëve te dronët për të na servirur “fytyrën e Shqipërisë që po ndryshon”

Nga Florenca Meço – Kryetare Dege e PD, Berat
Anëtare e Këshillit Kombëtar dhe anëtare e Këshillit bashkiak

Kjo është “ moda” që haset çdo ditë e me shumicë në rrjetet sociale. Sigurisht i pari e filloi kryeminsitri, njëlloj si dikur atletet që u pasuan nga gjithë rilindasit. Moda e re, edhe këtë radhë është pushtuar e në vazhdim është pasuar nga deputetë të shumicës, ministra duke zbritur të kryetarë bashkish.

Të gjithë, njëlloj, çdo ditë, edhe në fundjave, pa pushim paraqesin pamje të mara nga dronë për të na servirur “ fytyren e Shqipërisë që ndryshon..” Pamje të bukura, melodi shoqëruese po aq të bukura, paraqesin një Shqipëri të cilën ata propagandojnë. E propagandojnë kaq shumë sa që ka kohë që edhe vetë kanë filluar të besojnë se Shqipëria është ajo e filmuar nga lart prej drone profesionistësh. Praqiten rrugë që shtrohen, kanale që kullohen, shkolla që ndërtohen.

Aq shumë i duan dronët sa që gjithçka inagurohet disa herë, edhe kur puna e nisur nuk mbaron. Por dronët janë aty, të shumtë për të na treguar shumë herë të njëjtën gjë. Kanë ndërtuar një Shqipëri virtuale që syri e mendja e njerëzve në tërësi të kënaqet e të mos shoh Shqipërinë tjetër. Të mos shohin tenderat milonësh pa konkurencë sipas ligjit me destinacion klientelën, abuzimet me cilësinë e shtrimit të rrugëve, abuzimet skandaloze në cilësinë e ndërtimit e shkollave dhe institucioneve të tjera publike. Dhe mjafton të bjerë pak shi dhe dronët nuk i ngre kush në qiell.

Sepse fushat janë përmbytur, rrugët po ashtu, ndërtesat pikojnë, kaosi mbulon qytetet. Asnjë pamje nga lart e Shqipërisë që vuan, e qytetarëve që mezi ja dalin në fund të muajit. I vetmi aspekt i krahasuar me lartësinë e dronëvë që flutorojnë krenar, janë çmimet që rëndojnë mbi shpinën e atyre që dronët nuk filmojnë kurrë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular