BallinaAktualitetÇfarë përmban dosja, SPAK: Koncensionit me abuzime, kush ishin shkeljet e Ilir...

Çfarë përmban dosja, SPAK: Koncensionit me abuzime, kush ishin shkeljet e Ilir Beqajt! Ish-ministri, sot para gjykatës

spot_img
spot_img

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe bllokim pasaporte për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj

SPAK e akuzon atë për shpërdorim detyre për koncesionin e sterilizimit, ndaj Prokuroria e Posaçme zyrtarizoi hetimin për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, lidhur me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, kontrata koncesionare 10-vjeçare afro 100 milionë dollarëshe, e cila u firmos në dhjetor 2015 dhe ende vijon.

Ish-ministri i Shëndetësisë do të hetohet për “shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim” në procedurat e koncesionit nën masën e sigurisë “detyrim me paraqitje” dhe “ndalim të udhëtimit jashtë”.

Në një njoftim zyrtar, Prokuroria e Posaçme bën me dije se ishministri ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës në lidhje me procedurat e ndjekura për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë euro. Kështu, sipas hetimeve të zhvilluara deri në këtë fazë, ish-ministri akuzohet për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike.

Krahas masës së sigurisë, ndaj ishministrit është caktuar dhe masa e ndalimit për të dalë jashtë vendit. Sipas SPAK, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duhet të anulonte kontratën koncesionare të sterilizimit, pasi kompania fituese dha një ofertë më të lartë se sa vlera e përcaktuar nga autoriteti kontraktor.

Ai nuk mori asnjë masë për vënien në punë të qendrës së sterilizimit, çka do të ishte më e favorshme ekonomikisht, por kaloi direkt të procedura e dhënies me koncesion të shërbimit për sterilizimin e pajisjeve mjekësore. Nuk parandaloi konfliktin e interesit mes biznesmenit Ilir Rrapaj dhe ish- zv.ministrit Klodian Rjepaj, si dhe kreu veprime që favorizuan kompaninë fituese.

Këto janë disa nga shkeljet që dyshohet se janë kryer nga ana e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili zyrtarisht po hetohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe për të Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”.

Në dosjen penale ndër të tjera arsyetohet se Ilir Beqaj, ndonëse ishte në dijeni të qendrës moderne të sterilizimit, të ngritur në QSUT, nuk mori asnjë masë për vënien e saj në funksion. Ai nuk bëri asnjë studim paraprak, për të vlerësuar nëse vënia në funksion e qendrës së sterilizimit do të ishte më e favorshme ekonomikisht.

Gjyqtari Erjon Bani në vendimin për caktimin e masës së sigurisë për Beqajn sqaron se ministri do të duhet të kishte konstatuar fryrjen e kostove, ndërsa janë kryer shkelje të procedurës e dhënies së koncesionit, për shkak se procedura e ndjekur për rastin në fjalë nuk parashikohej nga ligji. Në vendim analizohen edhe udhëtimet që Ilir Beqaj ka bërë me biznesmenin Ilir Rrapaj, i cili zotëron 40 për qind të kontratës koncesionare dhe që aktualisht ndodhet në burg për të njëjtën çështje.

Ish-ministri Beqaj pritet të dalë të hënën përpara gjykatës në seancën e marrjes në pyetje. Ai ka deklaruar se nuk e ankimon vendimin, ndërsa ka ngritur pikëpyetje për hetimin e SPAK dhe nga ana tjetër ka mbrojtur koncesionin e sterilizimit. Shtrirja e hetimeve në rolin që Ilir Beqaj ka pasur në këtë koncesion u sugjerua nga Gjykata e Posaçme, e cila kërkoi nga SPAK që krahas 9 të pandehurve të verifikojë dhe rolin e disa personave të tjerë mes të cilëve të ish-ministrin.

Ky i fundit pritet të dalë sot në orën 12:00 para gjykatës në seancën për verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurisë, ndërsa të premten e çdo jave në orën 15:30 duhet të paraqitet në Byronë Kombëtare të Hetimit. Po për dosjen e sterilizimit në burg vijojnë të mbahen ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Në arrest shtëpie janë ish-drejtorët ekonomikë dhe juridikë Marsela Serjani, Saimir Kadiu, ndërsa 4 mjekët Arben Gjata, Genc Byrazeri, Pertef Mersini dhe Naile Ajazi po hetohen më masën “detyrim paraqitje”.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, ndërsa biznesmeni që fitoi koncesionin për mashtrim me pasoja të rënda. Ministria e Shëndetësisë lidhi më 10 dhjetor 2015 një kontratë koncesionare për 100 milionë dollarë me kompaninë “Sani Service” L51910021C “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”. “Sani Service” ishte konsorciumi i kompanive “Investal LLC”, “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”. “Investal LLC”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular