BallinaOP EDKonsolidimi i aleancës së Atlantikut të Veriut me Japoninë

Konsolidimi i aleancës së Atlantikut të Veriut me Japoninë

ARDIT GJINALI

Japonia është një aktor i rëndësishëm politik në nivel kontinental dhe në të njëjtin global përtej zhvillimeve aktuale gjeopolitike që kanë shënjuar aleanca të reja apo rikonfigurim politik të të njëjtave të deritanishme në përballimin e sfidave të reja që burojnë nga ambiciet e shtuara të aktorëve të tjerë përkatësisht Rusisë në tentativën për të cenuar arkitekturën politike dhe jo vetëm të tillën botërore.

Zhvillimet e reja gjeopolitike që kanë fillesën në konfliktin e shkaktuar nga sulmi Rus ndaj Ukrainës thërrasin në vëmendje rolin e aktorëve të rëndësishëm tej “hapësirës  gjeografike Euro-Atlantike” pavarësisht qëndrimit të njëjtë politik me të njëjtën hapësirë të përmendur më lartë. Të papriturat e djeshme ndërkombëtare politike të shndërruara në një aktualitet të vazhdueshëm të së sotmes politike dëshmojnë mbi nevojën e një ridimensionimi në kontekstin e rritjes së efektivitetit politik të organizmave të ndryshëm përmes një ndërveprimi të shtuar si shkak i një përfshirjeje aktive të aktorëve si Japonia.

Japonia është një aktor i rëndësishëm politik botëror, mesazhet e përcjellore nga e njëjta kanë qenë shumë të rëndësishme gjatë kësaj periudhe thuajse 24- mujore, e njëjta e shënjuar nga konflikti Ruso-Ukrainas, i shkaktuar nga agresioni i Moskës zyrtare.

Fillimviti 2023, përkatësisht Janari i këtij viti shënoi vizitën zyrtare të Kryeministrit Japonez KISHIDA në Washington ku u takua me Presidentin e SHBA , BIDEN dhe të dy palët pasqyruan qëndrimet e ngjashme në një deklaratë të përbashkët, thelbi i së tillës është si vijon ; – “ kundërshtojnë fuqimisht përdorimin e “forcës ose detyrimit, kudo në botë dhe Ne kundërshtojmë fuqimisht çdo përpjekje të njëanshme për të ndryshuar status quo-në me forcë ose detyrim, kudo në botë”.

Gjatë vizitës së Kryeministrit Japonez në SHBA në fillim vitin 2023 ku u theksua rritja e buxhetit të mbrojtjes nga Japonia në nivelin 2 përqind deri në vitin 2027 duke nënvizuar sfidat aktuale që përballet Japonia dhe SHBA duke deklaruar “Japonia dhe Shtetet e Bashkuara po përballen aktualisht me mjedisin me sfidues dhe më kompleks të historisë modern” dhe nga ana tjetër  , Presidenti i SHBA përgëzoi qasjen strategjike të Tokios zyrtare duke theksuar si më poshtë ; – “ Po modernizojmë aleancën tonë ushtarake, duke marrë shtysë nga rritja historike e shpenzimeve për mbrojtjen dhe strategjinë e re të sigurisë kombëtare të Japonisë” . Pjesë të strategjisë së re të sigurisë kombëtare nënkuptohen riorganizimi i kapaciteve organizative ushtarake, riorganizimin e njësisë së marinsave amerikanë të vendosur në Okinaua dhe plani për të blerë raketa amerikane Tomahawk.

Shkurti 2023 shënon vizitën  e Ministrit të Jashtëm Japonez HAYASHI ,në Stokholm , në një takim të Ministrave të Jashtëm të Indo-Paqësorit.   Gjatë takimit , Ministri i Jashtëm Japonez HAYASHI do të theksonte që “Lufta  e Rusisë në Ukrainë “ka tronditur themelet e rendit ndërkombëtar” dhe duhet të përballet me një përgjigje të bashkuar nga komuniteti ndërkombëtar. Përndryshe, sfida të ngjashme do të lindin në rajone të tjera dhe rendi ekzistues që ka mbështetur paqen dhe prosperitetin tonë mund të përmbyset rrënjësisht”. Ky qëndrim është i qartë në mbrojtje të integritetit territorial të Ukrainës dhe kundër tendencave agresive të Moskës zyrtare, tendenca që shërbejnë si shembuj negativë inkurajues mbi veprime të  caktuara të fuqive të tjera rajonale apo globale në rajone të tjera. Ky qëndrim është i tilli paraprirës ndaj vizitës së Kryeministrit Japonez në Kiev dhe qëndrimit të qartë të të njëjtit në mbështetje të Kievit zyrtar.

Marsi 2023 shënon vizitën e Kryeministrit Japonez KISHIDA në Kiev, në një takim zyrtar me Presidentin ZELENSKY ku u shpreh zyrtarisht mbështetja e Japonisë përkatësisht në ndihmë financiare, pajisjeve mbrojtëse dhe mundësisë së strehimit të të larguarve si shkak i konfliktit. Vizita e Kryeministrit Japonez në Kiev ishte në të njëjtën kohë me të njëjtën e Presidentit Kinez në Moskë, një dëshmi e qartë e orientimit pro-aktiv strategjiko-politik  të Japonisë në koherencë me aleancën Euro-Atlantike.

Vizita e Kryeministrit të Japonisë në Ukrainë shkaktoi reagime jo vetëm politike të Moskës zyrtare ndaj Tokios, por gjithashtu dhe ushtarake ku patrullimi i avionëve luftarakë Rusë mbi Detin e Japonisë u konfirmua nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë dhe dëshmon shqetësimin Rus mbi qëndrimin politik të Japonisë.

Maj 2023 shënoi mbledhjen e samitit të G-7 që përfshin vendet ; – Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Japoninë, ku Japonia ishte vendi pritës i samitit për shkak të mbajtjes së Presidencës gjatë vitit 2023. Kryeministri Japonez pas përfundimit të Samitit do të deklaronte që “ përpjekjet e njëanshme për të ndryshuar status-quo-në botërore përmes forcës janë të papranueshme në një rend ndërkombëtar botëror që bazohet në rendin e së drejtës dhe ligjit ndërkombëtar”. Në të njëjtën kohë, ai theksoi që “mbështetja për Ukrainën do të jetë e vazhdueshme dhe solidariteti për Ukrainën nuk do të shuhet asnjëherë”. Samiti i G-7 i mbajtur në Japoni kishte rëndësi thelbësore politike për konfirmimin e mbështetjes ndaj Ukrainës, qëndrimin e përsëritur të Japonisë si një parathënie ndaj secilit zhvillim potencial negativ ndërkombëtar dhe rëndësi simbolike  për vend-mbajtjen e të njëjtit, përkatësisht Hiroshima.

Korrik 2023 u mbajt samiti i Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO) në Vilnius; NATO  është struktura më e lartë politike dhe ushtarake që përcjell shembullin më të qartë të një angazhimi të ri ku samiti i mbajtur  njohu pjesëmarrjen e katër vendeve jo anëtare , përveç Ukrainës dhe që janë përkatësisht ; – Japonia, Zelanda e Re, Australia dhe Korea e Jugut- katër shtete të rëndësishme që përbëjnë grupin e quajtur të “katër vendeve Azi-Paqësor (AP4)” , të njëjtët që bashkëpunojnë me Aleancën e Atlantikut të Veriut secili në nivel marrëdhëniesh dypalëshe mes secilit shtet dhe Aleancës ku secili prej katër vendeve të përmendura më lartë është bashkuar rreth “Programit të Partneritetit të Përshtatur Individualisht ( ITPP)”;- një program i përcaktuar qartë në bazë të aftësive, nevojave dhe interesave kombëtare të secilit prej vendeve në raport me Aleancën.

Japonia është një prej katër vendeve të përmendura më lartë dhe prania e së njëjtës në samitin e NATO në Vilnius më Korrik të këtij viti në nivelin më të lartë të përfaqësimit shtetëror përkatësisht të tillin Kryeministror. Në frymën e pjesëmarrjes në samitin e Aleancës së Atlantikut të Veriut në Vilnius, Kryeministri Japonez Fumio KISHIDA do të nënvizonte sfidat e përbashkëta mbi sigurinë ndërkombëtare duke theksuar si vijon  ; – “ Në mjedisin aktual të rëndë të sigurisë ndërkombëtare, siguria e Evropës dhe Indo-Paqësorit janë të pandashme. Japonia dhe NATO ndajnë mirëkuptimin se përpjekjet e njëanshme për të ndryshuar status quo-në me forcë ose detyrim nuk do të tolerohen, pavarësisht se ku në botë“.

Deklarata e cituar më lartë është në koherencë me qëndrimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO, STOLTENBERG në lidhje me ftesën për pjesëmarrje të katër vendeve ;- Japoni, Korea e Jugut, Australi dhe Zelandë e Re;- deklarata është si vijon “NATO është një aleancë rajonale e Evropës dhe Amerikës së Veriut, por sfidat me të cilat përballemi janë globale. Kjo është arsyeja pse unë kam ftuar liderët e Bashkimit Evropian dhe të partnerëve tanë Indo-Paqësor—Australinë, Japoninë, Zelandën e Re dhe Korenë e Jugut—të bashkohen me ne në Vilnius”. Në të njëjtën kohë , Sekretari i Përgjithshëm i NATO, STOLTENBERG do të deklaronte që mbetet ende në diskutim hapja e një zyre ndërlidhëse të Aleancës së Atlantikut të Veriut në Japoni, një hap i rëndësishëm që mbetet për tu jetësuar për shkak të hezitimit momental të disa prej anëtarëve të Aleancës së Atlantikut të Veriut, veçanërisht Franca.

Gusht 2023 shënon Samitin e mbajtur në  “Kamp David”, Maryland në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më Gusht 2023, mes Ministrave të Mbrojtjes së SHBA, Korea e Jugut dhe Japonisë. Ky samit  shënon një hap të rëndësishëm në funksion të konsolidimit të bashkëpunimit ushtarak dhe politik mes vendeve në përballje të sfidave të reja globale dhe Rajonale përkatësisht në provokimet e vazhdueshme të Phenianit apo dhe tendencën mbështetëse, e tilla e veshur politikisht  me petkun e “negociatorit të paqes”   të Pekinit zyrtar ndaj Rusisë në konfliktin me Ukrainën, gjithashtu.

Shtator 2023 ishte muaji i mbledhjes së samitit së G-20, i mbajtur në New-Dehli të Indisë, një samit i rëndësishëm, i ndryshëm në frymë, vendime dhe pjesëmarrje nga i njëjti i G-7 ku spikat dhe qëndrimi i ndryshëm ndaj konfliktit në Ukrainë, qëndrim që buron nga pjesëmarrja e disa prej shteteve dhe aleancat që të njëjtët kanë ndërtuar me Moskën zyrtare. Përtej mesazheve dhe qëndrimeve të ndryshme, roli moderator i Japonisë spikati në aspektin e një takimi dypalësh të nivelit të lartë mes Kryeministrit Japonez KISHIDA dbe Presidentit Turk Rexhep Taip ERDOGAN.  Fokusi kryesor i  takimit ishte diskutimi mbi konfliktin në Ukrainë dhe bashkëpunimi dypalësh mes dy shteteve, dy vende me  fuqi specifike politike në aleancat ku aderojnë apo në kontekstin global gjithashtu.

Japonia është aktori politik më thelbësor që do plotësonte një aleancë të Perëndimit politik drejt Indo-Paqësorit si një kusht thelbësor për përballimin e sfidave komplekse të së tashmes dhe për të parandaluar shpërfaqjen e të njëjtave në një të ardhme të afërt politike. Përtej një hezitimi të kuptueshëm të disa prej aleatëve perëndimorë mbi një shtrirje të mëtejshme të bashkëpunimit të NATO drejt Indo-Paqësorit, apeli i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO mbetet aktual dhe thërret për të shmangur dhe parandaluar skenarë të ngjashëm me të tashmen, në të njëjtën kohë mbetet thelbësor inkurajimi i një fronti të gjerë politik tej Atlantikut për një fitore të vlerave perëndimore në Ukrainë sepse nëse e kundërta do të ndodhë, Sekretari STOLTENBERG paralajmëron si më poshtë;-  “Nëse Putini fiton në Ukrainë, do të ishte një tragjedi për ukrainasit dhe e rrezikshme për botën në përgjithësi.

Kjo do t’u dërgonte një mesazh regjimeve të tjera autoritare se ata mund t’i arrijnë objektivat e tyre përmes forcës. Kina, në veçanti, po shikon për të parë çmimin që paguan Rusia, ose shpërblimin që ajo merr, për agresionin e saj. Ajo po mëson nga dështimet ushtarake të Moskës dhe reagimi i komunitetit ndërkombëtar. Kur vizitova Japoninë dhe Korenë e Jugut në fillim të këtij viti, udhëheqësit e tyre ishin të shqetësuar qartë se ajo që po ndodh sot në Evropë mund të ndodhë nesër në Azi”.

Ky deklarim i Sekretarit STOLTENBERG nuk mund të jetë udhërrëfyesi diktues i ndërtimit të aleancave të reja  apo konsolidimit të të njëjtave ekzistuese, por qëndrimi i shprehur më lartë mund të jetë busulla politike orientuese mbi ndërtimin e marrëdhënieve dhe aleancave që do të kufizonin dhe do të dergonin sinjale fuqie ndaluese ndaj secilit aktor global me qëllime dhe synime të padeklaruara zgjeruese njëjtë si Moska zyrtare. Japonia është aktori politik dhe faktori global që do të përcillte këtë mesazh dhe secili konsolidim i marrëdhënies së Japonisë me Aleancën e Atlantikut të Veriut mbetet parathënia e një fitoreje politike të “Perëndimit” ndaj secilës aleancë të krijuar jo-natyrshëm në funksion të ambicieve negative të fuqive të caktuara.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular