Rikthehen shirat? Ja si parashikohet të jetë moti në ditët në vazhdim

0
276

Masat ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore që tashmë kanë përfshirë vendin tonë do të vazhdojnë të ndikojnë gradualisht në kushtet klimatike edhe gjatë javës në vijm.

Temperatura më e ulët u regjistrua në Korçë sot -3°C, ndërsa temperura maksimale ishte 16°C në Sarandë.

Ditën e Hënë do të kemi mot të qëndrueshem me mbizotërim të kthjellimeve.

Situata ndryshon ditën e Martë dhe të Merkurë ku do të kemi mot të paqëndrueshëm me reshje të herëpasherëshme shiu në formë rrebeshesh të shpejta dhe stuhi afatshkurta

Reshjet e dëborës do të jenë prezente në Alpe dhe relievet malore në lindje. Vlen të theksohet elementi i erës si intensiv dhe problematik me drejtim juglindje-jugperëndim 2-9m/s, ndërsa në bregdet e lugina hera herës era fiton shpejtësi 13-25m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-5ballë.

Ditën e Enjte do të kemi mot relativisht të qëndrueshëm me reshje shiu të përqëndruara në jug të vendit, ndërsa ditën e Premte ndërprerje të reshjeve./SHMU