Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka sqaruar procedurat që duhet të ndjekë SPAK në rastin e Sali Berishës, i cili nuk pranon të paraqitet sipas vendimit të caktuar.
E ftuar në studion e emisionit “Open” ajo thotë se vendimet e gjykatës duhet të zbatohen dhe pretendimet duhet të pasqyrohen sipas shkallëve të gjykimit.
Por në rastin e Berishës, ajo thotë se Prokuroria është në kushtet që duhet të analizojë se çfarë duhet të bëjë më tutje. Nëse duhet të operojë me një masë sigurimi personal më të rëndë, kështu që duhet të jemi në ditët në vijim si mund të reagojë Prokuroria.
A duhet të shkojë Berisha në SPAK?
Elisabeta Imeraj: Ka një vendim gjykate dhe vendimet e gjykatave realisht duhen zbatuar. Pretendimet që palët kanë për këtë vendim gjykate duhet ti pasqyrojnë sipas shkallëve të gjykimit, deri në Gjykatë Kushtetuese. Ndërsa për pretendimet kjo është një moment tjetër.
Si zgjidhjet ky ngërç?
Elisabeta Imeraj: Çdo organ hetimor duke përfshirë edhe SPAK kur i drejtohet gjykatës me një masë sigurimi personal ka marrë për bazë disa kushte dhe kritere ligjore për të cilat masa e sigurimit personal duhet të caktohet. Për Berishën ka caktuar detyrim paraqitje dhe ndalim për të mos dalë jashtë shtetit, gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë. Në rastin konkret subjekti nuk i përgjigjet organeve të drejtësisë jo vetëm për masën e sigurimit, por edhe për procesin që po zhvillohet duke pasqyruar pretendimet e veta. Prokuroria tashmë është në kushtet që duhet të analizojë se çfarë duhet të bëjë më tutje. Nëse duhet të operojë me një masë sigurimi personal më të rëndë, kështu që duhet të jemi në ditët në vijim si mund të reagojë Prokuroria.