Goditja e grupit kriminal nga SPAK, në prangat e policisë edhe një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Kukës

0
458

Mes personave të arrestuar si pjesë e grupit kriminal të goditur nga Prokuroria e Posaçme është edhe shtetasi Bujar Gërmizi.

Ky i fundit rezulton një nga emrat më të njohur të krimit në Kukës. Ai akuzohet për krijimin e kushteve për vrasje.

Grupi kriminal është zbërthyer përmes aplikacionit “SKY Ecc” dhe SPAK lëshoi 11 urdhër arreste ditën e hënë (20 nëntor).

Në pranga është vendosur Erzen Breçani, ish-nëndrejtor i policisë së Tiranës, si edhe djali i tij i madh.

Në kërkim në kuadër të këtij operacioni është shpallur në kërkim Ervin Mata, ndaj të cilit është lëshuar masë sigurie.

Në pranga ka përfunduar Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit. Ndaj tyre rëndojnë akuzat si “Grup i strukturuar kriminal’, ‘trafik droge’ dhe ‘sigurim i kushteve për vrasje’.

Bëhet fjalë për 11 persona të akuzuar për trafik droge, grup i strukturuar kriminal, sigurim kushtesh për të siguruar vrasje.