Mbrëmë në ambientet e Hotel Tirana Internacional është mbajtur aktiviteti në përkujtim të vrasjeve pa gjyq të intelektualëve të Tiranës te shkaktuar nga diktatura komuniste, 28 Tetor – 16 Nentor 1946.
Ky takim organizohej nga Shoqata Antikomuniste e Ish-të Përndjekurve Politik Demokrate të Shqipërisë dhe nen kujdesin e kryetarit te saj z.Ethem Fejzollari. Nw sallwn e mbushur plot tw binte nw sy fakti qw shoqata kishte krijuar nje lloj bashkimi me demokratesh dhe opozitaresh per faktin sepse ne kete aktivitet merrnin pjese dhe personalitetet politike si Enkelejd Alibeaj, Bujar Leskaj, kreu I PLL Shpetim Axhami, Princ Leka, apo dhe te tjere personalitete si Afrim Krasniqi Drejtor i Institutit te Historise, kreu i Institutit për Krimet e Komunizmit, Nevila Nika pedagoge dhe historiane etj, tw cilwt patwn fjalwn e tyre tw nderit nw kwtw takim. Kryetari i Shoqatës Antikomuniste të ish-të Përndjekurve Politik Demokratë Ethem Fejzollari nw fjalwn e tij ndwr tw tjera tha se: Jemi mbledhur sot për të përkujtuar 79 vjetorin e ekzekutimit pa gjyq të një grupi qytetarësh të Tiranës nga forcat partizane pikërisht në ditët kur po luftohej për të cliruar kryeqytetin nga prania e ushtrisë hitleriane. Përzgjedhja e personave të konsideruar “të rrezikshëm” për Partinë Komuniste, e cila fatkeqësisht ishte nën varësinë e plotë nga si motra e madhe Partia Komuniste Jugosllave, sipas të gjitha gjasave ishte përgatitur me kujdes më përpara se t’i afroheshin Tiranës forcat partizane. Lista e fatkeqëve, që duheshin eliminuar pa asnjë vonesë përmbante intelektualë, ushtarakë, sipërmarrës të suksesshëm, klerikë, atdhetarë të devotshëm, pjesa më e madhe e të cilëve ishin të shkolluar në Perëndim.
Por cili ishte faji i tyre që të meritonin këtë fund tragjik? I vetmi faj, gabim apo krim i tyre ishte se e donin mbi të gjitha Shqipërinë pjesë të familjes europiane Perëndimore dhe jo pjesë të Lindjes komuniste. E pikërisht për këtë arsye ata përbënin një rrezik potencial për realizimin e synimit të Partisë Komuniste për të instaluar sistemin komunist, pra diktaturën e proletariatit.
Eliminimi fizik i kundërshtarëve, të hamëndësuar si të tillë nga E.Hoxha dhe ata që e rrethonin, përfshirë këtu edhe emisarët jugosllavë, nisi në mënyrë sistematike fill pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes, por kulminacionin e vet e pati me masakrën e 12 Nëntorit 1944 në Hotel “Bristol” në Tiranë.Në mbrëmjen e 12 Nëntorit u morën nga shtëpitë e tyre, për tu pyetur nga komanda partizane 10 qytetarë, të cilët nuk u kthyen më. Vetëm ditë më vonë u zbulua, nga aroma e keqe e dekompozimit të trupave, se ishin ekzekutuar në podrumin e Hotel “Bristol”.
E këta ishin: Mumtaz, Vesim e Syrja Kokalari, Nebil Çika, Aleks Mavraqi, Ismail Agë Petrela, Reshat Stërmasi, Rifat Tërshana, Lluka Xhumari. Ndërsa Muharrem Lleshi u vra sapo hapi derën e shtëpisë përpara familjarëve të tij dhe trupi i Ali Panaritit u gjet i groposur përgjysëm në Breg të Lumit. Emrat që përmenda më sipër janë pak kur sheh listën e gjatë të atyre që humbi Shqipëria nga viti1943 deri ne vitin1948. Ishin me origjinë nga gjithë trojet shqiptare : nga Plava e Gucia në Filat e Paramithi, nga Mitrovica e Peja në Dibër e Korçë, nga Shkupi e Presheva në Tiranë, Shkodër e Vlorë, të shkolluar e formuar në shkollat më të mira europiane ishin palca, shtylla për rimëkëmbjen, përparimin e vendit dhe shoqërisë shqiptare.
Ata që kryen këto krime ia dolën për 45 vjet ta mbajnë fshehur këtë ngjarje, dhe plot krime të tjera të regjimit komunist, por fatmirësisht falë punës së palodhur të ish të përndjekurve politikë, duke nisur nga viti 1992 opinioni publik shqiptar dhe i huaj është njohur mbi terrorin e pashembullt të ushtruar nga diktatura komuniste në Shqipëri, të dhëna të reja mbi këto krime dalin çdo ditë edhe sot, nëpërmjet dokumenteve dhe akteve të mbetura.
Ne pasardhësit e tyre e gjithashtu të përndjekur në dekada për shkak të prejardhjes familjare dhe si pasojë e të dashurve tanë të dënuar nga regjimi, ende vuajmë pasojat e regjimit të kaluar. Një pjesë prej nesh ende jemi në kërkim të eshtrave të njerëzve tanë, pasi shumë pak për të mos thënë askush prej atyre që kishin dijeni për vendndodhjet e varrimit, nuk u ofrua të jepte të dhëna. Kjo dëshmon se ata nuk janë penduar për atë çka bënë kundër nesh, por mbi të gjitha kundër Atdheut.
Diktatura nuk u mjaftua me kaq, ajo filloi të kryente eleminime fizike të kundërshtare të rregjimit dhe elitës Shqiptare në të gjithë vendin, ku pjesë e kësaj historie është edhe ngjarja e cila po përkujtojmë sot me dhimje.
Vazhdimi i krimeve komuniste, ishte i pa ndërprerë. Si fillim me eleminimin e gjithë administratës së qeverisë mbretërore, si dhe atë të ballit kombëtar, e deri më vonë me eleminimet e zërave ndryshe brënda qeverisë tij. Ku mund të përmendim si fakt konkret vrasjen e deputetëve, të cilët e kundështuan mënyrën e qeverisjes komuniste”.
Zoti Fejzollari publikisht ne fjalen e tij tha se”
“Me këtë rast, në emër të të gjithë të persekutuarve i drejtohem Kryeministrit, të shohë me përparsi këtë nevojë imediate dhe të ngushtojë këtë kanal ndarës mes të persekutuarve dhe persekutorëve, që edhe për ne të vijë demokracia dhe trajtim i barabartëi i barabartë mes qytetarëve”.