Kamza ka një bibliotekë brenda Pallatit të Kulturës (pjese e drejtorise se Qendres së Kultures), për t’u marrë si shembull edhe nga bashkitë e tjera. Përveçse një ambienti komod, më e rëndësishme është numri i titujve të librave që gjenden si dhe stafit profesionist asistues në ndihmë të qytetarëve. Bashkia ka pasur vëmendje maksimale për të pasuruar numrin e titujve të librave si një mënyrë për të iu ardhur në ndihmë qytetarëve të moshave të ndryshme, veçanërisht nxënësve dhe studentëve që në pamundësi për të blerë dhe lexuar, të paraqiten pranë bibliotekës së qytetit të për të studiuar.
Vëmendja e kryebashkiakut Rakip Suli ka qenë maksimale duke mos refuzuar asnjë propozim të stafit profesionist kur ka qenë puna për të pasuruar bibliotekën si shërbimin më të mirë për qytetin. Ndaj një thirrje vjen për qytetarët që kërkojnë të lexojnë duke i informuar për oraret e punës në bibliotekë si dhe procedurën e regjistrimti.
Njoftim i Bibliotekës Kamëz
Per te gjithe lexuesit e librit, femije dhe te rritur!
Biblioteka e qytetit e cila ndodhet ne katin e 2-te te Pallatit te Kultures “Artan Cuku” Kamez ofron mbi 3 mije tituj librash si: letersi e huaj, letersi shqipe dhe ajo per femije.
Salla e leximit te Bibliotekes qendron e hapur nga ora 8:00 – 18:00.
Gjithashtu per te gjithe lexuesit funksionon regjistrimi ku mjafton te hapni kartelen e lexuesit dhe pajiseni me karten e anetaresimit te lexuesit!
“Anetaresohuni dhe behuni pjese e perhershme e Bibliotekes sone”.