BallinaKryesoreEuro2024/ “The Sun” bën parashikimin për Shqipërinë: Do jetë në Grupin 2!...

Euro2024/ “The Sun” bën parashikimin për Shqipërinë: Do jetë në Grupin 2! Rivalë do të ketë…

spot_img
spot_img

Tabloidi britanik “The Sun” ka bërë një simulim të shorit për ndarjen e grupeve për finalet e EURO 2024, ku padyshim Shqipërisë i projektohet  një fat interesant nga ky dizenjim i anglezëve. Tifozët nuk do të kenë nevojë të presin shumë për të zbuluar fatin e kombeve të tyre përkatëse me shortin që do të nisë më 2 dhjetor në Hamburg.

Por duke simuluar tani shortin e plotë, cilat janë fatet e parashikuara të kombeve vendase?  Sipas këtij simulimi, Shqipërisë i bie që të ketë në grup “3S”, Spanja, Serbia dhe Sllovakia. Pikërisht në Grupin 2.

Uellsi, i cili duhet të përparojë në “Play-off”-in A për të kaluar në finale, mund të përballet me një grup që përfshin Gjermaninë, Danimarkën dhe Republikën Çeke në Grupin 1.

Francë, Rumani, Slloveni, Play-off C parashikohen si skudrat e grupit 3

Simulimi i “ the sun” ka qenë interesant për Anglinë, që në grup do të ketë Skocinë,Turqia dhe kampionët e Euro 2020, Italia, duke u vendosur në Grupin 4.

Ndërkohë, grupi i simuluar i Belgjikës është me një përzgjedhje të ndërlikuar, ku do të jenë edhe Hungaria, Kroacia dhe Zvicra, duke formuar kështu Grupi 5.

Grupi 6 është konsideruar si grupi i vdekjes, ku bëjnë pjesë Portugalia, Austria, Holanda dhe fituesi i Play-off B.

Më poshtë mund të gjeni shortin e plotë të simuluar:

Grupi 1: Gjermani, Danimarkë, Çeki, Play-off A

Grupi 2: Spanjë, Shqipëri, Sllovaki, Serbi

Grupi 3: Francë, Rumani, Slloveni, Play-off C

Grupi 4: Angli, Turqi, Skoci, Itali

Grupi 5: Belgjikë, Hungari, Kroaci, Zvicër

Grupi 6: Portugali, Austri, Holandë, Play-off B

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular