BallinaPolitikeSali Berisha rrëfen takimin me Malltezin pas daljes nga burgu

Sali Berisha rrëfen takimin me Malltezin pas daljes nga burgu

spot_img
spot_img

Ish-kryeministri Sali Berisha foli në studion e emisionit “Open” në News 24, nëse e kishte takuar gjatë ditës së sotme Jamarbër Malltezin pas lirimit të tij nga qelia dhe se çfarë kishte diskutuar me të.

“Ai ka qenë me moral të lartë si një i burgosur politik. Ai ka bërë edhe shkrime. Ai ka reaguar. Ka qenë shumë aktiv. Në betejën politike nuk ka keqardhje, ka betejë.

Jo. nuk fola për burgun! Ai tregoi opozitarizën. Ishte në betejë politike. Nuk kishte çfarë të ndaja pasi isha në komunikim konstant. Ai ishte një i burgosur politik. Ai e tmerroi Edi Ramën. Ai e zbatoi vendimin e gjykatës? Ai nuk është deputet” – tha Berisha.

Ai tha se procedimi penal ndaj tij ishte bashkëshortit të vajzës, Jamarbër Malltezi në lidhje me privatizimin e kompleksit “Partizani” nisi në të njëjtën ditë kur u bë denoncimi.

“Taulant Balla më datë 1.12.2020 ka dorëzuar kallëzimin e tij të rremë penal. Më datë 1 e merr prokuroria në dorëzimin kallëzimin. Më datën 1 dhjetor shpall procedimin penal bazuar në këtë dosje. A mund të ndodhë kjo në botë? Vetëm urdhri politik mund të bëjë këtë gjë të turpshme.

Ti mund të dorëzosh një dosje dhe kalon në protokoll dhe shefi e kalon për shqyrtim. Kjo tregon se është urdhër politik dhe plotësisht e paligjshme. Si mund të shpallësh procedim penal pa e shqyrtuar dosjen.

Dosja për t’u lexuar kërkon një ditë. Ti bëje të nesërmen. Që të thyej çdo ligj prokurori, ai është skllav i pushtetit. Arben Kraja nuk duhet të ishte aty”, – tha Berisha. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular