Trajneri i Kombëtares, Silvinjo është qytetari i ri i Shqipërisë. Tekniku brazilian i kuqezinjve është pajisur me pasaportën shqiptare, me Silvinjon që ka deklaruar diçka të tillë nga Samiti i Diasporës që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.
“Jemi këtu në Samitin e Diasporës shqiptare. Kam pranë kam shqiptarin e fundit që ka pranuar të jetë qytetari ynë”, thotë Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili është prezent.
Më pas, Silvinjo shprehet: “Sigurisht, shqiptar puro. Shumë faleminderit”. Nuk mungojnë as batutat me kreun e qeverisë, Edi Rama, ku ky i fundit nuk i lë zgjedhje alternative: “Është fakt i kryer. Nuk ke zgjedhje tjetër”.
“Timonieri” mori edhe vlerësimin “Shqiponjën e Artë”. “Këtë shqiponjë, nuk e kam as për një shqiptar, as për një arbëresh, por shqiptar mund të lindësh, dhe shqiptar mund të bëhesh, këtë shqiponjë e kam për një shqiptar në lindje e sipër. Dua ta ftoj këtu trajnerin e kombëtares tonë”, tha Rama.
Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në Europian.