EMRI+DETAJET/ Shqiptari vret 38-vjeçarin grek pas sherrit për një dozë heroinë, autori arratiset nga Athina dhe vjen në Shqipëri

0
211

Policia greke ka shpallur në kërkim 41-vjeçarin shqiptar Orjon Llupo, pasi ai akuzohet se ka vrarë me thikë shtetasin grek Nikolao Mazaraqi, 38 vjeç.

Sipas policisë greke ngjarja ka ndodhur mbrëmjen 17 tetorit 2023 në vendin e quajtur “Ajia Sotiria” në lagjen “Menidhi” të Athinës.

Gjithçka nisi pas një sherri banal me viktimës Mazaraqis dhe autorit Llupo, për një dozë heroinë.

Sherri mes tyre degradoi në përleshje fizike dhe më pas Llupo ka nxjerëë një thikë dhe e ka goditur grekun, duke i shkaktuar palgë të rënda.

Dy personat që ndodheshin me 38-vjeçarin i dhanë ndihmën e parë duke i lidhur plagën, por 2 orë më vonë i plagosuri  vdiq prej hemorragjisë edhe pse në zonë mbërritën ambulancat dhe policia.

Mjeku ligjor që ekzaminoi trupin e viktimës tha se ai kishte humbur jetën prej prerjeve të shumta me thikë duke i shkaktuar hemorragji të rëndë fatale.

Dy dëshmitarë okularë i thanë policisë me siguri të plotë se autori ishte Llupo, por pavarësisht operacionit për gjetjen e tij, nuk u bë i mundur arrestimi në teritorin grek.

Vetëm paraditen e së enjtes 23 nëntor, policia nëpërmjet familjarëve të autorit të dyshuar mundi të komunikojë me Orjon Llupon, ku pa asnjë mëdyshje, ai pranoi se ishte personi që plagosi dhe vrau Mazaraqin.

Prej hetimeve rezultoi se Llupo kishte kaluar në territorin shqiptar dhe ndodhet në zonën e Divjakës.

Policia thotë se ai refuzoi të kthehet për t’u dorëzuar, ndaj dhe do të nisë menjëherë procedurat për arrestimin e tij në Shqipëri.

Llupo rezulton person me precedent të mëparshëm penal. Ai është dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje dhe shkelje të ligjit për emigracionin.