Edhe pse nuk ishin të pranishëm në “Air Albania”, në duelin ndaj Ishujve Faroe, për shkak të mos pajisjes me bileta, tifogrupi “Plisat” e Pristhinës, e kanë festuar në mënyrë fantastike kualifikimin e Kombëtares së Shqipërisë në EURO 2024, si vend i parë i grupit në kualifikueset.
Një atmosferë vërtet elektrizuese e krijuar në kryeqytetin e Kosovës. “Kënaqni sytë” ishte mbishkrimi në videon e postuar në faqen zyrtare në “Facebook”.
POSTIMI I PLOTË I PLISAVE:
Plisat dhe Prishtina jane dhe perhere do te jene zemra e shqiptarise.
Cdo here rruget e veshtira i kemi kurorzu me fitore, por kesaj radhe ishte edhe me e embel. Kenaqni syte me pamjet e festes se Plisave e te Prishtines, pas kualifikimit te Shqiperise ne Euro 2024. Shihemi ne Gjermani!