Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për vënien nën sekuestro të 25 pasurive. Gjyqtarja Iliriana Olldashi lë kështu në fuqi vendimin e një shkalle më poshtë për sekuestron preventive të pasurive. Në këtë mënyrë, gjyqtarja që liroi Malltezin nga masa e arrestit me burg, nuk ka ndryshuar vendimin e një shkalle më poshtë për pasuritë e tij.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 24.11.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 168 akti, datë 13.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit/personit nën hetim J.M. dhe palës së interesuar A.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 410, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar mbi vendosjen e sekuestros preventive mbi sendet, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 410, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftim.
Pasurite e sekuestruara
Pasuri 102.6 m2
Pasuri apartament me sipërfaqe 208.2 m2 i ndodhur në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Tiranë
Pasuria 4/90- G6
Pasuria me numër pasurie nr 370/18 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezi dhe Argita Berisha
Apartament me sipërfaqe 346.1 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 70.3 m2
Apartament me sipërfaqe 356.3 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 68.8 m2
Njësi me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.03 m2
Njësi me sipërfaqe 379.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2
Njësi me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashët 43.3 m2
Apartamet me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2
Truall dhe vilë (apartament duplex) me sipërfaqe trualli 187.7 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 76.23 m2 e ndarë në kati përdhe me sip. 76.23 m2, kati i parë me sip. 76.22 m2 dhe veranda me sip. 22.73 m2
Pasuria me sip. 107 m2 Rruga Frosina Plaku, kati përdhe i godinës 9 katëshe, shkalla 2.
Masën 45% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë Homeplan shpk në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.
Masën 100% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë Magnet Imo në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.
Masën 60% të kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë Magnet Gym& Fit në emër të shtetasit Jamarbër Malltezi.