BallinaKronikeEMRAT/Sherr për parkimin e mjeteve, si nisi konflikti mes dy shoferëve në...

EMRAT/Sherr për parkimin e mjeteve, si nisi konflikti mes dy shoferëve në Lezhë që degradoi në përdorimin e armës! Policia: Ja si është gjendja e të plagosurit

spot_img
spot_img

Policia ka dhënë detaje nga sherri mes dy shoferëve në Lezhë që degradoi në përdorimin e armës

Sipas uniformave blu, 35 vjeçari Tonin Ndreca dhe Marjan Kola dyshohet janë konfliktuar për parkimin e automjeteve.

Pas sherrit, Marjan Kola, banues në Kurbin ka qëlluar me armë në drejtim të shoferit të furgonit, të mbushur me pasagjerë.

Ky i fundit, sipas policisë, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë  po punohet për kapjen e autorit të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 11:00, në qytet Lezhë, në afërsi të shinave të trenit, gjatë një konflikti të çastit që dyshohet për parkimin e automjeteve, shtetasi Marjan Kola, banues në Kurbin, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Tonin Ndreca 35 vjeç, banues në Laç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është larguar menjëherë pas ngjarjes dhe vijon ndjekja nga ana e shërbimeve të Policisë për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në vendngjarje, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular