“Ismail Kadare në listë për t’u arrestuar, akuzohej per..”, ish-kryehetuesi Lame: Ka një faksimile që tregon se…

0
311

Ish-kryehetuesi në kohën e diktaturës, Qemal Lame në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News 24, ndër të tjera ka treguar se shkrimtari i madh, Ismal Kadare, ka qenë një nga personat i cili ishte në listë për t’u arrestuar.

Lame shprehet se Kadare nuk u vu në pranga vetëm për shkak të kontributit që kishte dhën

Ai shton se në librin “Kur hidheshin themelet”, ka një faks-mile dhe një nga personat që akuzohej për zgjerim të veprimtarisë armiqësore është edhe Kadare.

Ish-kryehetuesi shton se një nga hetuesit e asaj çështje mund të pyetet edhe sot.

Ismail Kadare ishte personi që do të arrestohej. Ai nuk u arrestua pikërisht për shkak të kontributit që kishte dhenë, por në çdo rast mund të deklrohej i pavlefshëm për interesa të pushtetit.

Të hidhte veprën e Ismailit në kosh do të thotë të hidhje poshtë veprën e Enver Hoxhës. Urdhri ka qenë konkret. Në dosjen hetimore janë dokumentet konkrete të Fiqiret Shehut, Bashkim Shehut dhe Skënder Shehut që akuzojnë Kadri Hazbiun dhe më vonë del përgjegjësia për Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut.

Janë dokumente konkrete që akuzohet konkretisht Ismail Kadare. Në librin “Kur hidheshin themelet” ka një faks-mile dhe një nga personat që akuzohej për zgjerim të veprimtarisë armiqësore ishte edhe Ismail Kadare. Hetuesit që kanë pasur këtë çështje, një nga hetuesit mund të pyetet akoma”, tha ai.