Policia njoftim drejtuesve të mjeteve që janë bllokuar në Qafë Murriz: Afrohuni te makinat, për pak hapet rruga

0
157

Policia u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që janë bllokuar në Qafë Murriz, që të afrohen pranë makinave, pasi për pak minuta do të nisë të hapet rruga.

Sipas policisë, borëpastrueset kanë bërë të mundur hapjen e rrugës, ku prej orës 14:00, më shumë se 300 qytetarë kanë mbetur të bllokuar, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Drejtuesit e mjeteve braktisën makinat për shkak të temperaturave të ulëta, duke u strehuar përkohësisht në lokalet e zonës.