Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Lezhë, ku drejtuesi i një furgoni u qëllua me armë zjarri pas një sherri me një person tjetër.
Mësohet se autori qëlloi tre plumba në drejtim të shoferit në momentin që ai ndodhej brenda mjetit të mbushur me pasagjerë.
I plagosuri nga Laçi është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Raportohet se shoferi bënte linjën e pasagjerëve Laç-Lezhë dhe anasjelltas. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme (25 nëntor) pranë tregut të qytetit.
Autori është identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tij. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.