Dilemat-brenga të një prokurori, ose Martin Guri, prokurori që na duhet/Nga Nikoleta Kovaçi

0
279
Nga Nikoleta Kovaçi
Dilemat-brenga te nje prokurori, ose Martin Guri, prokurori qe na duhet

Romani ”Brenga e Prokurorit” vjen si klithme ne kte kohe terrnaje qe s’ka mbarim! Asht klithme per njeriun qe ia ka dorezue shpirtin djallit, per sistemet qe prodhuen e imponuen tjetersimin, mjerimin dhe rrenimin me vetedije te qenies, per dalezotasit e rrejshem e idhujtaret meskine qe gllaberuen edhe andrrat e atyne pak njerzve qe spranuen kirre te hyjne ne vathen e tyne manipuluese….

Brenga e prokurorit ne fakt asht shume here ma shume se brenge: asht fiks ajo dilema e madhe ekzistenciale: te jesh a te mos jesh! Martin Guri ne momentin thuajse fatal te kesaj dileme kerkon zgjithje atje ku e di se ka pergjigje dhe e merr: Duhet te jete!
Ahmet Prençi me romanin e tij na shetit ne skutat e erreta te drejtesise sone te neperkamun nga hajvanet me pushtet gjithfaresh! Ai pikturon mjeshterisht tablone e evoluimit te krimit ne te njajtin hap dhe nivel me evoluimin mashtrues te te bamit shtet! Por per personazhet e tij, qe lidhen me punet e drejtesise, duket se ka perdorur ngjyrat e zemres per te na shperfaqur tablone qe duhet te kishim dhe te kena ne te vertet. Gjithcka tjeter qe vihet perballe tyne asht e rande, e erret, kriminale dhe vrastare!
Autori, luan mjeshterisht me personazhe e ngjarje! Ne dukje disa prej tyne te le hapesiren qe edhe t’i identifikosh, edhe t’i hamendesosh, por ne fakt, fund e krye romani asht nji trill i ankthshem qe te zan frymen nga episodi ne episod; fiks siç ta zane frymen aktet e turpshme qe ndodhin pa droje ne kte vend prej shume kohesh!
Martin Guri, Artur Rrasa e Sokol Prroni, tre njerez qe i lidh pazgjidhshmerisht fati i te qenerit tokesor! Rrasa, shkon ne qiell per te lane serish ne toke Gurin e Prronin si dy bashkeudhetare te pandashem qe i mban te lidhun perjetsisht uji qe kalon neper ta- te bamit drejtesi! Me ba drejtesi ne ni vend ku e drejta asht e kapun per fyti qe ne gjeneze, pikerisht tek ai gabimi i harrimit qe kerkon shpagim!
Romani vjen si fryme qe percillet nga koha e vrazhde ne nje kohe te pakohe! Na fut neper ngrehinat e se djeshmes per te dale te djerrinat e te sotmes! Sikur asgja s’ka ndryshue, veç se Rushani tash ka forme tjeter persekutimi, forme tjeter rrenimi e po tjeter asgjesimi, ama fati asht i njejte! Rushani mbetet Rushan atehere e sod e pikerisht prej vetive te tije: ndershmerise, mosgrykesise e pabesise!
E pikerisht nga grykesia, vjen edhe ‘gabimi’ Marjan, personazhi qe mban lidhun dy kohe, dy bote, dyqind fate… e 2 mije vjet a ma teper! Grykesia e Arjanes, qe pasonte modelin e instaluem perdhuni nga sistem gjakatar, qe i kishte hy ne familje, ne shpi, ne shtrat, e manej ne shpirt, prodhoi Marjanin dhe Marjanet qe trondisin tue marre jete njerezish e manej tue u sjell krah kandidateve per deputet, krah te pasunve dhe hajnave te ktij vendi, sepse nuk gjendet nje prokuror me ua trete çelesat…
Gjithcka qe perban subjektin e romanit te Ahmet Prençit, ka ndodh e ndodh ne kte vend, mungon vetem nji prokuror-njeri si Martin Guri…
May be an image of text