VIDEO/ Rama publikon pamjet: Peizazh mahnitës i rrugës së re Leskovik-Ersekë, ku ky vit solli shumë turistë

0
207

Ndërtimi i rrugës Leskovik-Ersekë, pjesë e lidhjes turistike të Gjirokastrës, Përmetit, me Ersekën dhe Korçën, dy zona me potencial të jashtëzakonshëm kulturor dhe natyror, do të jetë një dritare më shumë për zhvillimin e turizmit në vendin tonë.

Projekti i rikonstruksionit të kësaj rruge kushtoi rreth 6 milionë euro, financuar nga qeveria shqiptare dhe BERZH.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga peisazhi mahnitës që ofron përshkimi i kësaj rruge. Rama po ashtu vuri në dukje edhe ndikimin e saj në shtimin e fluksit të turistëve që vizituan zonën.

“Peizazh mahnitës i rrugës së re Leskovik-Ersekë, ku ky vit solli shumë turistë, e më shumë akoma do të sjellë tjetri”, u shpreh ai.

Rruga është e gjatë 42.67 km, gjerësia e asfaltit ekzistues është rreth 4 m.